LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Loja me dy porta e LSI/ Ralf Gjoni "nxjerr zbuluar" Kryemadhin

11 Prill 2019, 09:46, Aktualitet CNA
Loja me dy porta e LSI/ Ralf Gjoni "nxjerr zbuluar" Kryemadhin

Deputeti i LSI, Ralf Gjoni ka qenë i prerë sot me mazhorancën ndërsa ka bërë propozime konkrete për reformën zgjedhore.

Sipas tij, nuk mund të bëhet reforma zgjedhore, pa u debatuar më parë sistemi zgjedhor.

“Duhet të hapim debatin kombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhorë. Pa këtë nuk mund të ketë reformë zgjedhore”, ka hënë Gjoni.

Më tej ai ka thënë senuk do të bëhet pjesë e Komisionit për reformën zgjedhore pa u plotësuar kërkesa që parashtroi.

“Gjiknuri nuk e di pse iu kanë vënë në krye të këtij palo  komisioni. Nuk kam ndërmend të mbush vendet vakante të këtij komisioni. Une propozj që të ulemi dhe të diskutojmë ndryshimin e objekti të reformës zgjedhore”, ka thënë Gjonaj.

Sipas tij nëse mazhoranca është e gatshme edhe Opozita është e gatshme, por Gjoni këmbngul se jashtë bisedimeve nuk mund të lihen edhe ata që kanë lënë Kuvendin.

“Nëse mazhoranca është e gatshme edhe opozita besoj se është e gatshme sëbashku dhe me përfaqësues nga partitë që janë në rrugë”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga