Connect with Us

Korab Lita nxjerr zbuluar Bashën/ “Në listat e kandidatëve vendosen miqtë e Kryetarit”

Aktualitet

Korab Lita nxjerr zbuluar Bashën/ “Në listat e kandidatëve vendosen miqtë e Kryetarit”

Publikuar

-

kreu i PD lulzim basha

Deputeti i cili pranoi mandatin Korab Lita, ka komentuar situatën e zgjedhjeve që zhvillohen në Shqipëri.

Sipas tij, në listat e kandidatëve vendosen  persona të cilët janë miq të kryetarit dhe që nuk kanë asnjë lidhje me elektoratin.

Më tej ai shton se qëllimi i tij i vetëm është që të ndryshojë sistemi i zgjedhjeve dhe në lista të bëjnë pjesë kandidatë që e njohin elektoratin dhe problemet e zonës.

“Unë e kam deklaruar edhe në seancë parlamentare, i vetmi qëndrim që kam është zhbërja e ligjit elektoral, që të vendosi Kryetari i Bashkisë për gjithçka.

Njerëzit të votojnë të lirë.

Jo të ua çojë gati kryetari i partisë dhe të thotë votoni këta që them unë.

Nëse arrij ta miratoj këtë ligj, për mua ai parlament duhet shpërndarë.

LEXO EDHE:  Marrëveshja më afër se kurrë/Sot pritet të dalë "tym i bardhë"

E kam vuajtur edhe në planin personal, por e shoh edhe tek sytë e elektoratit. Partia ka shpallur listat dhe asnjë nga ata nuk janë të kualifikuar. Për shembull në Kamëz vijnë njerëz thjesht se janë të afërm të kryetarit dhe nuk kanë asnjë lloj identiteti.

Të gjithë ata që janë të sigurtë rrinë nëpër kafe, ndërsa elektorati coptohet nëpër rrugë për një kandidat më tepër kundërshtarit”,- tha Lita. /CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hyjmë në zgjedhje dhe do fitojmë”/ Alibeaj i përvishet Ramës: Nuk të shpëtojnë akrobacirat

Publikuar

-

Nga

“Hyjmë në zgjedhje dhe do fitojmë”/ Alibeja i përvishet Ramës: Nuk të shpëtojnë akrobacirat

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka qenë i ftuar pasditen e sotme në rubrikën “Opinion”, ku ka folur lidhur me ngërçin e ri në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese.

Ai theksoi se me apo pa ndryshime kushtetuese, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato.

Sipas tij, Rama është i pashpresë dhe nuk e ndal dot humbjen me të gjitha akrobacitë ligjore që ai bën.

“Ndryshimet kushtetuese ishin tradhëti. Tregoi qartazi se Rama nuk do paqe politike para zgjedhjeve. Është i tmerruar para duke parë dhe numrat, kuotat e tij elektorale. Është politikisht i vdekur.

Qëndrimi ishte i qartë. Koalicionet parazgjedhore janë prej 17 vitesh.

Rama siç duket është bërë pishman për lëvizjet e veta. Sondazhet e kanë bërë, dhe ai i rikthehet tek listat e mbyllura.



Ne duam të ruajmë koalicionet. Është në nenin 96 të Kushtetutës. S’ka nevojë as të heqësh, as ta shtosh për koalicionet parazgjedhore me listë të veçantë. Këshilli Politik s’ka nevojë të sjellë propozime, madje pala tjetër s’duhet të ndërhyjë për qoftë dhe një presje në tekstin e Kodit Zgjedhor.

Propozimi i Ramës është që 1/3 e listës të jetë e mbyllur, ka gjetur alibi kuotën gjinore. Modeli i listave të hapura është 100%. Gjenden mekanizma. Por edhe nëse jo, gjendet zgjidhja. Atëhere thirret OSBE/ODIHR që kryesohet këtë vit nga vetë Rama. Të vijë një ekspert me njohje ndërkombëtare, pra të pyesim Ramën. Nuk e pranuan. Kjo është situata, qëndrimet tona. E kemi detyrim moral politik por edhe ndaj publikut.

LEXO EDHE:  Basha këshillon Ramën/Mos lexo vjershat e Ballës, merru të paktën me Blushin

LEXO EDHE:  Basha kopjon Griden kur flet

Di të them cili do jetë qëndrimi ynë. Deri në fund këtij qëndrimi. Qëndrimet politike bazohen në perceptime që ke mbi mbështetjen elektorale. As e fsheh që në këtë situatë, kuotat elektorale të PD dhe Opozitës tregojnë se janë në shumicë dërrmuese. Edhe 4 vite më parë, ky që pretendon se do të jetë mazhorancë ka pasur 48% të votave. Ishte problemi ynë, PD, LSI, konjuktura politike që s’ishim mazhorancë. Vjet hyri vetëm në zgjedhje. Përdori gjithçka vetëm për të treguar se kishte ruajtur kuotat elektorale.

Në çfarëdolloj triku ligjor që mund të bëjë Rama, kësaj radhe është i pashpresë. Sondazhet i dalin keq e më keq. Nuk e shpëton asgjë nga akrobacirat juridike.

Ne do hyjmë në zgjedhje dhe do fitojmë zgjedhjet. Do e rrëzojnë këtë regjim. Është aritmetikë elektorale. Gjithë të papunët, gjithë biznesi i gjobitur, gjithë ata që shohin se ky vend i është dhënë krimit, që shkaktar shohin Ramën. Kështu do të ndodhë, s’ka rrugëzgjidhje tjetër. Le të bëjë çfarë të dojë.

Shpresa e Ramës, vetëm po hoqi nga Kushtetuta zgjedhjet e 25 prillit, por kjo s’mund të ndodhë”, tha Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

1 orë në zyrën e Bashës/ Përfundon takimi me ambasadorët në selinë blu

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman.

Në këtë takim mori pjesë edhe e Ngarkuara me punë e SHBA Leyla Moses-Onesnën si dhe kryetari i LSI, Petrit Vasili dhe ish deputeti i PD, Oert Bylykbashi. Në kuadër të diskutimeve ishte  mbarvajtja e punimeve në Këshillin Politik  për përmbylljen e Reformës Zgjedhore.



Dje opozita bëri të ditura dy qëndrimet e saj në Këshillin Politik. Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve. Ndërkohë Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Publikuar

-

Nga

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një polici.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës, ku 25 vjeçari Elion Qibini dhe 21 vjeçari Rediol Qibini, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Polici i patrullës Shqiponja dhe ka kërkuar kontrollin e automjetit të shtetasve nga fshati Lazarati.



Dy të rinjtë e kanë kundërshtuar dhe më pas kanë ushtruar dhunë ndaj policit.

LEXO EDHE:  Basha: Qeveria teknike kusht për zgjedhje të lira e të ndershme

LEXO EDHE:  Servilët e Bashës “terrorizojnë” demokratët në Shkodër/Incident në sallë

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE