LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hajdari i “nxjerr bojën” Ballës/ Nuk jeni më të mirë se ata që janë jashtë

11 Prill 2019, 10:29, Aktualitet CNA
Hajdari i “nxjerr bojën” Ballës/ Nuk jeni më të

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar menjëherë pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në parlament.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Hajdari u shpreh se Balla nuk mund t?i japë leksione sesi duhet të sillet si opozitë, ndërsa theksoi se edhe ai nuk është më i mirë se ata që kanë dalë jashtë.

?Zoti Balla nuk e keni për detyrë të na jepni leksione sesi duhet të sillemi si opozitë.

As ju nuk keni qënë më të mirë se këta që kanë dalë jashtë.?-tha Rudina Hajdari.

Më tej, deputetja Hajdari tha se duhet të flasim për atë që ju intereson vërtetë shqiptarëve, që është integrimi në BE.

?Le të flasim për atë që ju intereson vërtetë shqiptarëve, le të flasim për integrimin e vendit në BE.  Ka disa të vërteta që zoti Balla duhet tja thotë shqiptarëve.

Integrimi ka tre hallka dhe ti duhet t?ja thuash popullit.

KE bën raportin dhe i rekomandon PE-së nëse ne kalojmë apo jo, më pas PE voton mbi këtë raport dhe pas votimit në PE ajo shkon në Këshillin e Bashkimit Europian dhe në këtë Këshill merret vendimi përfundimtar ?-u shpreh deputetja Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga