LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja në Rinas/ Gjoni: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë, Lleshaj të ikë

11 Prill 2019, 09:53, Aktualitet CNA
Grabitja në Rinas/ Gjoni: Meta të mbledhë Këshillin e

Deputeti Ralf Gjoni, nga foltorja e Kuvendit foli me tone të ashëpra ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili sipas tij duhet të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Gjoni, përshëndeti deklaratën e presidentit Meta dhe bëri thirrje që ai të mbledhë urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Më tej deputeti Gjoni e quajti fjalimin e kryeministrit Rama në Parlament si një monolog në kohën e diktaturës komuniste.

?Në seancën e ardhshme ministri i Brendshëm duhet të jetë këtu të japë llogari për sigurinë në vend, duhet të japë llogari për ngjarjen e ndodhur dhe të japë dorëheqjen. Përfitoj nga rasti të përshëndes deklaratën e djeshme të presidentit Ilir Meta dhe i bëj thirrje të mbledhë urgjent këshillin e sigurisë kombëtare. Në Sgqipëri nuk ka siguri për qytetarët që hipin në avion për të udhëtuar. Nuk ka siguri për jetën. Është kthyer Shqipëria në një republikë rrumpallë. Vjen kryeministri këtu si në diktaturë bën monologun e tij edhe ikën?,-tha Gjoni./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga