LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitja në Rinas fut në "sherr" Xhaçkën dhe Lleshajn

11 Prill 2019, 11:07, Aktualitet CNA
Grabitja në Rinas fut në "sherr" Xhaçkën dhe

Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të ministres së Mbrojttjes, Olta Xhaçka dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me grabitjen në Rinas.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ?Xhaçka thotë s’është cënuar siguria kombëtare në Rinas, Lleshaj thote po, mos jane kapur gjë nga ndonje koncesionar i ri????.

Më tej Vasili shkruan se këto janë thjeshtë bashibozukë dhe njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit.

?Xhaçka alias Ministrja e Mbrojtjes thote me gojen plote se nuk eshte cenuar siguria kombetare ne Rinas.

Ky Lleshi alias Ministri i Brendeshem thote ne Kuvendin e Shqiperise edhe ky me gojen plot qe eshte cenuar siguria kombetare.

Keta jane thjesht bashibozuke dhe njeri i bie gozhdes tjetri patkoit.?-shkruan Vasili.

Sipas Vasilit, është provë e qartë se kjo qeveri është e kapur dhe e mbaruar krejt.

“Ishalla” nuk eshte kapur qeveria nga ndonje koncesionar i ri…. i gatshem te rrembeje thelen e radhes Aeroportin nderkombetar te Rinasit?-përfundon postimin e tij Petrit Vasili.

Lajmet e fundit nga