Ekuadori i heq azilin/ Policia Metropolitane arreston “rebelin” e “WikiLeaks” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ekuadori i heq azilin/ Policia Metropolitane arreston “rebelin” e “WikiLeaks”

Publikuar

-

Dyzetë e shtatë vjeçari, Julian Assange, themeluesi i platformës “WikiLeaks”, njeriu që nëntë vite më parë tronditi mbarë botën me informacionin e publikuar, është arrestuar ditën e sotme, ndërsa prej vitesh qendronte i strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Lajmin e arrestimit të tij e ka konfirmuar policia Metropolitane ( Metropolitan Police Servis), nga sajdi on-line i të cilës(http://news.met.police.uk/news/arrest-update-sw1-365526 …), mësohet se  Assange, i dtl. 03.07.1971, është prangosur nga oficerët e kësaj policie në Ambasadën e Ekuadorit, ku ai ishte strehuar që nga viti 2012.

Një deklaratën e shpërndarë lidhur me këtë rast Policia Metropolitane thotë se oficerët e arrestuan Assange në Ambasadë në lidhje me një urdhër britanik të Qershorit 2012 për “dështim për t’u dorëzuar në gjykatë”. Policia tha se ishte ftuar në ambasadë nga ambasadori i Ekuadorit pasi shteti ekuadorian i’a hoqi Julian Assange-it të drejtën e azilit.

Pas arrestimit Assange është përcjellë për në stacionin e policisë londineze ku do të qëndrojë deri sa ti caktohet dita e daljes para trupit gjykues që do të konfirmoj fatin e tij të mëtejshëm.

Kujtojmë se përndjekja ndaj Julian Assange ka nisur pasi në vitin 2010 platforma e themeluar prej tij,”WikiLeaks” publikoi një numër të madh të dhënash ushtarake amerikane, që përben një prej rrjedhjeve më të mëdha të informacionit të klasifikuar në historinë amerikane.

Informacioni përmbante sekrete ushtarake amerikane nga luftërat në Afganistan dhe Irak, vlerësimet e terroristëve të dyshuar të mbajtur nga SHBA në Guantanamo të Kubës dhe 250,000 komunikime kabllore të Departamentit të Shtetit.

Për këtë akt SHBA reagoi ashpër duke e shpallur Assange person shumë të kërkuar dhe, pasi Rusia ia mohoi dhenien e azilit, ishte Ekuadori që ia ofroi atë, pasi Suedia, shtetësinë e të cilës ai mban, ngriti ndaj Julian Assange  akuzat për “sulme seksuale”.

Megjithse Suedia, më pas, e anuloi hetimin, Assange mbeti në Ambasadë për shkak të frikës se Britania mund ta ekstradonte atë në Shtetet e Bashkuara në lidhje me publikimin e dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane nga “WikiLeaks”.

Gjë që ka shumë mundësi të ndodhë pas arrestimit të tij ditën e sotme dhe mbajtjes nën rregjim policor./CNA.al

Ne foto: Julian Assange, i arrestuar sot nga Policia Metropotitane.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Lojtari më i ri i Realit turpërohet në sytë e të gjithëve/ Ja çfarë i ndodhi gjatë prezantimit në “Santiago Bernabeu”

Publikuar

-

Mbrojtësi i ri i krahut të majtë i Real Madrid, Ferland Mendy, nuk bëri figurë të mirë përpara tifozëve të tij të rinj gjatë prezantimit në “Santiago Bernabeu”.

Francezi vendosi të tregonte aftësitë e tij me topin, por emocionet bënë që të ngecte në performancën e tij. Pavarësisht kësaj, publiku madrilen e mori me humor situatën duke duartrokitur futbollistin.

Por, në një emision sportiv spanjoll, Hugo Gatti, ish-portieri legjendar i Boca Juniors, u tall me shfaqjen e Mendy. Madje, arriti deri aty sa të thonte: “Ka dy trungje në vend të këmbëve. Ta them unë, Marcelo shtatzënë luan edhe 30 vite të tjera”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dënoi dhunën në KZAZ/ Ish-ministri i Ramës i përgjigjet Sattler

Publikuar

-

Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në rrjetet socliale duke iu drejtuar ambasadorit të Austrisë së Shqipëri, Johann Sattler.

Sattler dënoi përplasjet nëpër KZAZ dhe diegjen e shkollave nga ana e militantëve të opozitës joparlametnare, për të mos u  zhvilluar zgjedhjet.

Manjani shkruan se “djegia e shkollave është një gjë e pakëndshme” por po aq e pakëndëshme është e dhe “përdorimi i shkollave, qendrave të dhënies së dijes dhe edukimit të rinisë, për të vjedhur vota” ka shkruar ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit

Po zoti Sattler, djegia e shkollave është një gjë e pakëndshme.

Jam krejt dakort me Ju!

Po përdorimi i shkollave, qendrave të dhënies së dijes dhe edukimit të rinisë, për të vjedhur vota dhe për rrëmbyer pushtet pa zgjedhje çfarë quhet?!

Në cilin standart Europian pranohet pushteti me vota të grabitura?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Engjëlli që po vjen në jetë”/ Alban Skënderaj dhe Miriam Cani prindër për herë të dytë

Publikuar

-

Para disa muajsh çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u kurorëzuan me një martesë private në një ishull ekzotik të pabanuar.Ata kanë bashkë një vajzë, Ameli, e cila erdhi në jetë në 28 nëntor të 2015-ës.

Por në mes të një koncerti të Alban Skënderajt në Prishtinë mbrëmjen e djeshme ,ata dhane lajmin e bukur se po bëhen prindër për herë të dytë!

“Kurse këtë këngë, dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani dhe teksa iu afrua Miriamit duke prekur barkun e saj, salla vërshoi në brohorima, siç dëgjohet në videon e publikuar nga “n’Zoom”

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Terror në burgun grek/ Masakrohet një shqiptar

Një shqiptar është sulmuar me thikë ditën e sotme në burgun e Koridhalos në Greqi. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur...

Close