LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cënimi i sigurisë kombëtare/ Xhaçka "dhëmb për dhëmb" me Metën

11 Prill 2019, 09:35, Aktualitet CNA
Cënimi i sigurisë kombëtare/ Xhaçka "dhëmb

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një prononcim për mediat ka sqaruar vendimin e marrë për të dërguar Policinë Ushtarake në sigurinë e aeroportit.

Sipas Xhaçkës, nuk kemi të bëjmë me një debat kushtetues pasi nuk jemi në gjendje emergjence apo cënim të sigurisë kombëtare siç deklaroi presidenti Ilir Meta.

Xhaçka ka sqaruar se ushtria ka pjesën e saj në aeroport pasi aty ulen edhe avionët e NATO-s.

?E para nuk është debat kushtetues. Nuk kemi një cënim të sigurisë kombëtare, nuk jemi në gjendje emergjence ku duhet të pyetej Parlamenti dhe Presidenti. Kemi cënimin e sigurisë në një objekti të rëndësisë së parë në Shqipëri. Ushtria ka pjesën e saj në këtë aeroport sepse kjo është një infrastrukturë ushtarake pjesërisht pasi këtu ulen edhe avionët e NATO-s. Nuk ka një debat kushtetues. Nuk po shkojmë në luftë dhe nuk kemi një dislokim të forcave ushtarake. Lulzim Bashës nuk i msojmë dot si të lexojë Kushtetutën. Nuk bëhet fjalë për siggurinë Brenda bëhet fjalë për perimetrin e jashtëm të aeroportit?,-tha ndër të tjera Xhaçka./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga