Connect with Us

Balla i “merr kompetencat” Lleshajt/ Flet si ministër i Brendshëm

Aktualitet

Balla i “merr kompetencat” Lleshajt/ Flet si ministër i Brendshëm

Publikuar

-

balla per negociatat

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend përgëzoi Policinë e Shtetit për ndërhyrjen në kohë rekord në ngjarjen e Rinasit.

Balla iu përgjigj edhe deputetit Ralf Gjoni i cili kërkoi një interpelancë për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjatë fjalës së tij Balla, dukej se ka marrë kompetencat e ministrit Brendshëm.

Depueti socialist u shfaq i zigurtë se deri javën e ardhshme deputetët do ta përgëzojnë Policinë e Shtetit duke nënkuptuar se për një javë përgjegjësit do të jenë vënë para drejtësisë.

LEXO EDHE:  TËRBIMI I TAOS

“Dua ta falenderoj, Policinë e Shtetit ta përgëzoj Policinë e Shtetit për ndërhyrjen e rekord që bëri në Rinas gjë e cila nuk është parë prej vitesh. Ju keni thirrur në interpelancë ministrin Lleshaj, uroj të bëheni 7 deputetë që e doni këtë interpelanëce. Por deri javën e ardhshme jam i sigurt që do ta përgëzoni punën e Policisë së Shtetit dhe ministrin Lleshaj. I bëj thirrje Policisë së shtetit që të mos ndalet deri në kapjen e autorëve të ngjarjes së Rinasit”,-tha Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Afera me inceneratorët/ SPAK ka prova të korrupsionit në Fier

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit, mëngjesin e djeshëm është zgjuar nën pushtetin e tymit, për shkak të djegies së mbeturinave urbane.

Edhe sot është e njëjta situatë, qyteti shfaqet i nxirë nga bloza dhe njerëzit në rrugë mezi dallojnë njëri tjetrin, ndërsa automjetet janë të detyruar të lëvizin me drita të gjata. (Lexo këtu)

Sot  CNA.al publikoi një tjetër video të djegies së plehrave, ndërkohë që jepen 30 milionë euro për inceneratorin e Fierit

Inceneratori duhej të kishte nisur nga puna shumë muaj më parë, ashtu siç Kryeministri Edi Rama  kishte premtuar më herët.

Por, sot jemi në kulmin e sezonit turistik, jemi në fund të Korrikut dhe qyteti i Fierit është i mbuluar nga tymi.

Prej dy ditësh po digjen plehrat në Mbrostar, duke kryer kështu një krim mjedisor. (Lexo këtu)

Në vend që këto plehra të digjeshin nga inceneratorët, sot po rrezikojnë jetën e qytetarëve të Fierit, të cilët janë detyruar të largohen edhe nga shtëpitë, nga tymi dhe bloza e mbeturinave.

Zona e mbetjeve duhej të kthehej në një park të gjelbër, por sot plehrat po digjen dhe inceneratori ka mbetur në tentativë, dhe as po funksionon dhe s’dihet se kur do të funksionojë, megjithëse shqiptarët kanë paguar miliona.

LEXO EDHE:  Balla te Krimet e Rënda/ Paralajmëron faktet që “fundosin” Bashën

LEXO EDHE:  DASH shpall Berishën “non grata”/ Balla i rendit aferat korruptive

SPAK-u ka prova të korrupsionit në Fier. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, mund të shkojë me makinë dhe të shikojë provën e aferës korruptive të  inceneratorëve.

Nëse vërtet SPAK është për drejtësi ashtu siç trumbeton, atëherë, Arben Kraja dhe prokurorët e tij, të marrin rrugën drejt Fierit, ndonëse do të jenë të detyruar të udhëtojnë në qytet me drita të gjata, por nga ana tjetër mund të sigurojnë provat për të cilat flasin se mbështeten.

Çfarë ka ndodhur me 30 milionë eurot e inceneratorit, pse nuk ka përfunduar, kush abuzoi me taksat e qytetarëve dhe më pas mori gucimin ti çojë ata drejt helmimit dhe vdekjes, duke iu vënë flakën mbeturinave?

Janë të gjitha këto pyetje por edhe më tepër që SPAK duhet t’u japë përgjigje dhe të hedhë dritë mbi aferën korruptive të inceneratorëve, duke çuar para drejtësisë përgjegjësit, kushdo qofshin ata.

Video që CNA.al ka sjellë dje dhe sot janë prova që hedhin dritë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Fierit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Burri i vuri zjarrin gruas në Gjirokastër/ Basha: Krim i tmerrshëm, dhuna ndaj grave një plagë e madhe sociale

Publikuar

-

Nga

Një 72-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë gruan e tij, duke i vënë zjarrin.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar duke e quajtur këtë ngjarje të papranueshme dhe një krim të tmerrshëm.

Basha e cilëson dhunën ndaj grave si një plagë në shoqërinë shqiptare që kërkon një kurë të shpjetë dhe gjithëpërfshirëse.

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkruan kreu i PD në Twitter./ CNA.al

 

E rëndë/ Burri i vë flakën gruas me benzinë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  Balla te Krimet e Rënda/ Paralajmëron faktet që “fundosin” Bashën

LEXO EDHE:  Deputeti i PS reagon nga Elbasani për letrën e Hahn/Nuk ka ndodhur kurrë që...

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE