LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

45-vjeçarja bie nga kati i dytë/ Mister shkaqet e ngjarjes

11 Prill 2019, 14:03, Aktualitet CNA
45-vjeçarja bie nga kati i dytë/ Mister shkaqet e ngjarjes

Një 45-vjeçare ka rënë nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur  mesditën e së enjtes në fshatin ?Poshnje? në Urën Vajgurore.

Ka qenë fqinjët që kanë parë 45 -vjeçarën të bjerë nga ballkoni dhe kanë shkuar për t’i dhënë ndihmën e parë, duke e transportuar për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se gruaja quhet Zamira Xhaxhaj dhe është nënë e dy fëmijëve

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar gruan të hidhet nga ballkoni i katit të dytë.

Gjithsesi policia nuk ka anashkaluar as versionin se mund ta ketë shtyrë dikush tjetër./CNA.al

Lajmet e fundit nga