LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e Palmer/ Tabaku: Nuk shpresojmë të vijë dikush të zgjidhë krizën

10 Prill 2019, 18:15, Aktualitet CNA
Vizita e Palmer/ Tabaku: Nuk shpresojmë të vijë dikush të

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur rreth vizitës së Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer në Tiranë dhe takimet që ai zhvilloi me përfaqsuesit e politikës.

Sipas Tabakut, nga vizita e tij nuk pritej zgjidhja e krizës pasi vizita e tij ka qenë e planifikuar në kuadër të një turi në Ballkan.

Më tej Tabaku theksoi se Palmer mbështet raportin e DASH.

?Nuk prisnim diçka ndryshe nga vizita e Palmer, nuk shpresonim që të vijë dikush të zgjidhe krizën dhe nuk e shpresojmë këtë. Vizita e tij në Ballkan ka qenë e planifikuar. Zoti Palmer e tha qartë dhe besoj se e ka dëgjuar edhe qeveria kur ai tha që unë mbështes raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që do të thotë ai mbështet çdo kauzë të opozitës?,-tha Tabaku në studion e ?Byro Politike? në ABC News./CNA.al

Lajmet e fundit nga