LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 “Truri” i grabitjes në Rinas/ Kush është Admir Murataj, i shumëkërkuari me 13 emra   

10 Prill 2019, 07:48, Aktualitet CNA
 “Truri” i grabitjes në Rinas/ Kush është Admir

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me super grabitjen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku persona të armatosur arritën të grabisin 10 milionë euro brenda pistës së aeroportit dhe pas një shkëmbimi zjarri me policinë, mbeti i vrarë një prej autorëve.

Sot, mediat raportojnë se personi që mbeti i vrarë është Admir Murataj, i cili dyshohet të jetë edhe ?truri? i grabitjes.

Por, kush është Admir Murataj?

Admir Murataj nuk është një emër i panjohur për mediat.

Ai njihej nga policia me emrin Admir Murataj, por sipas gazetarit Artan Hoxha, ky nuk është emri i tij i vërtetë, por vetëm 1 nga 13 identitetet e rreme që ai përdor. Admir Nikaj është emri i tij vërtetë, ka deklaruar Artan Hoxha, nga një studio televizive.

Admir Murataj prej dy vitesh ishte shpallur në kërkim, ndërsa dyshohej si organizator edhe i tre grabitjeve të tjera të blindave me para të bankave në Rinas, dy në 2015 dhe një në 2017.

Në pretencën e Prokurorisë dhënë më 18 janar të këtij viti për bandën e akuzuar për tri grabitje të bujshme të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas, u kërkua në total 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj.

Ngjarja e parë për të cilën akuzohet grupi, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.

Ngjarja e tretë për të cilën akuzohen të pandehurit ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë privatë, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.

Kartëmonedhat ishin groposur në tenxhere, por edhe ishin fshehur në mënyrë origjinale në vende të tjera, duke u futur me qese në frigorifer.

Murataj  është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013, ndërsa kërkohej nga drejtësia e vendit fqinj për disa akuza nga vrasje, grabitje, por edhe plagosje.

Sipas dosjes greke, Murataj kishte përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas arrestimit arriti që të arratiset.

Por pas arratisjes nga burgu dhe njohjes me Dash Kupën ai kreu grabitjet spektakolare te blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas.

Ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit u arrestuan dhe u dënuan, Murataj arriti që jo vetëm ti shpëtonte burgut, por edhe të organizonte grabitjen e radhës më të madhen që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri duke marrë 10 milionë euro./ CNA.al

Lajmet e fundit nga