Connect with Us

Salianji kundër Bashës/ PD po përgatitet për zgjedhje

Aktualitet

Salianji kundër Bashës/ PD po përgatitet për zgjedhje

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se PD-ja është duke u bërë gati për zgjedhje.

I ftuar në studion e News 24, ish-deputeti Salianji ka deklaruar se “Ne jemi gjithë kohës duke u përgatitur për zgjedhje, sepse ne jemi parti politike, por parallisht me përgatitjen apo me spikatjen e kandidatëve që mund të përfaqësojnë PD-në në zgjedhjet lokale apo të parakohshme, ne nuk mund të mbyllim sytë para manipulimit të zgjedhjeve”.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë.

Dhe ashtu sikurse CNA.al e ka paralajmëruar një ditë më parë, Basha pritet që në protestën e 13 prillit të shpallë bojkotin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit./ CNA.al

Ekskluzive-Basha shpall të shtunën bojkotin e zgjedhjeve

Aktualitet

Tirana nuk heq dorë, i bën ofertë zyrtare mesfushorit të Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Tirana ka afruar Torasan, Kalenë, Bathën, Karriqin, Bakajn, Qirkon, Dungën dhe Osmanin gjatë kësaj merkatoje, mirëpo puna nuk ka ndalur me kaq.

“Panorama Sport” mëson në mënyrë ekskluzive se skuadra kryeqytetase është vënë në lëvizje për një tjetër futbollist të afirmuar të Kategorisë Superiore. Bardheblutë kanë bërë një ofertë zyrtare në adresë të Bruno Ditës, shkruan “Panorama Sport”.

Në Korçë, Bruno Dita është një prej lojtarëve nën kontratë edhe për sezonin në vazhdim. Mirëpo, situata në kampin korçar, pas vendimit të KAS-it, nuk është ajo e duhura dhe me qetësinë e mjaftueshme për një tjetër vit në kërkim të sukseseve.

Kjo ka bërë që Tirana të vihet në lëvizje. Një nga emrat e synuar nga skuadra e drejtuar nga Ardian Mema, është Bruno Dita. 26-vjeçari, i cili në karrierën e tij ka luajtur me Dinamon, Besën, Teutën dhe prej dy sezonesh me Skënderbeun është një element që do të zinte vend në formacionin bardheblu.

Mbi të gjitha, do të shtonte konkurrencën dhe cilësinë në skuadrën kryeqytetase, e cila ka qenë shumë aktive gjatë kësaj periudhe merkatoje me afrimet e kryera.

Tanimë, “topi” ka kaluar në anën e korçarëve dhe presidentit të Skënderbeut nëse do të pranojë që ta zgjidhë kontratën me mesfushorin 26- vjeçar. Në sezonin e fundit, Dita ka luajtur 30 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 3 gola.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama tek selia e PS

Ditën e sotme, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare.

Asambleja pritet të mblidhet në orën 16:00, ndërsa punimet do të çelen nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së.  Në rendin e ditës është edhe analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Po ashtu mësohet se në axhendë është përfshirë edhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për organizmin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në parti.

Shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për “Zgjedhjet e reja të përgjithshme në Parti”.

“Mbështetur në statusin e PS, neni 41, pika 5, Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i AK, njofton mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

  1. Fjala e kryterit të PS, Edi Rama
  2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019:
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit, kryetarët e partisë, kryetarët e KS, të N.A dhe kryetarët e OS.
  6. Të ndryshme”-thuhet në njoftimin e PS./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Si u zhvatën miliona euro dhe dollarë

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar si një dështim Reformën në Drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan dhjetra milion euro dhe dollarë nga BE dhe SHBA vazhdojnë, ecin dhe derdhen për një reformë që s’ecen.

“Nga Great Success tek Big Failure, dhe Reforma qe s’ecën, ndersa miliona euro dhe dollare qe ecin ?!

Qe reforma ne drejtesi ka tre vjet qe kapet nga qeveria dhe qe s’ecen, kete e shohin dhe e kuptojne te gjithe, bile kjo nuk do edhe ndonje zgjuarsi te madhe se eshte kaq e qarte.

Por se si dhjetra milion euro dhe dollare nga BE dhe SHBA vazhdojne,ecin dhe derdhen per nje reforme qe s’ecen dhe eshte kapur nga qeveria, kete nuk e kupton njeri……”-shkruan ndër të tjera Petrit Vasili.

Postimi i plotë:

Nga Great Success tek Big Failure, dhe Reforma qe s’ecën, ndersa miliona euro dhe dollare qe ecin ?!

Qe reforma ne drejtesi ka tre vjet qe kapet nga qeveria dhe qe s’ecen, kete e shohin dhe e kuptojne te gjithe, bile kjo nuk do edhe ndonje zgjuarsi te madhe se eshte kaq e qarte.

Por se si dhjetra milion euro dhe dollare nga BE dhe SHBA vazhdojne,ecin dhe derdhen per nje reforme qe s’ecen dhe eshte kapur nga qeveria, kete nuk e kupton njeri……

Nuk e kupton njeri po e them per miresjellje,sepse te gjithe e kuptojne qe çke me ate pune, duke filluar nga shqiptaret te paret, sepse nga qe e kuptojne shume mire, afer 90% e tyre i refuzuan votimet rilindase te 30 qershorit dhe ” sukseset” e kleptoqeverise megjithe “suksesin madheshtor” te reformes ne drejtesi brenda,qe i la pa gjykata dhe ku drejtesine e kapi qeveria.

Reforma sukses i madh ose “Great Success” thone me gojen plot.

Po pse nuk e kuptojne Europianet kete “suksesin e madh” xhanëm dhe vazhdojne e nuk na i hapin negociatat per anetaresim ne BE per vite me radhe.

Po pse investitoret nuk e kuptojne “suksesin e madh” dhe vetem ikin e ikin nga Shqiperia dhe shkojne ne Maqedoni,Kosove e Mal te Zi dhe nuk vjen asnje investitor i rendesishem ne Shqiperi.

Po pse shqiptaret nuk e kuptojne “suksesin e madh” dhe ikin me mijra e mijra nga Shqiperia,me qe thone se reforma u be per popullin shqiptar.

Po pse nuk e kupton kete “sukses te madh,” Departamenti Amerikan i Shtetit ,qe na e thote troç ne Raportet e tij se Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Europe,qe krimi eshte kembe kryq edhe ne mes te Tiranes,qe Shqiperia eshte baze e krimit te organizuar per Europen,SHBA,Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme,qe Shqiperia eshte shnderruar ne nje lavatrice gjigande parash te pista.

Po pse nuk e kupton kete “”sukses te madh” Komisioni Europian qe na tregon me gisht katastrofen ekonomike ku po bie Shqiperia per shkak miliardave te koncesioneve hajduterore,qe kane rrembyer 45 % te GDP se Shqiperise.

Reformen si “sukses te madh” e kupton vetem Rama dhe qeveria se grabisin miliarda sic duan dhe nuk i hyn gjemb ne kembe pasi fale reformes kapen drejtesine.

Reformen si “sukses te madh” e kuptojne te gjithe ata qe i bejne rrush e kumbulla dhjetra milion eurot dhe dollaret e Europes dhe Amerikes,mbushin xhepat dhe ne fund do te thone: “reformen e beme,por eshte e padukshme ndaj nuk e shikoni”.

Reformen e kupton si “sukses te madh” vetem krimi dhe korrupsioni,qe jane me rehat se kurre sepse nuk ndeshkohen, ndaj edhe vetem rriten e zmadhohen dhe kane kapur per fyti Shqiperine.

Mire ne na thone: hajeni me zor reformen ne drejtesi si “Great Success”,
po atyre, qe i paguajne dhjetra milion eurot dhe dollaret dhe qe e dine shume mire cfare eshte drejtesi e barabarte per te gjithe qytetaret dhe nuk e hane per sukses kete “Big Failure” si do t’ja bejne,cfare do tu thone,si do ti genjejne,se minareja e deshtimit nuk futet ne xhep ????/ CNA.al

LEXO TE PLOTE