LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia në një hap me krimin/ Ermonela Felaj sulmon ministrin Lleshaj

10 Prill 2019, 10:48, Aktualitet CNA
Policia në një hap me krimin/ Ermonela Felaj sulmon ministrin Lleshaj

Grabitja një dite më parë, vërteoi se siguria në aeroportin e  Rinasit është zero, jo vetëm ndaj grabitjeve por edhe ndaj akteve terroriste.

Me pak fjalë në aeroportin e Rinasit, janë krijuar të gjitha mundësitë që hyjë terroristi, të marrë peng avionin, apo të hedhë në erë tërë aeroportin.

Deputetë të Partisë Socialiste kanë reaguar sot, madje duke i tërhequr veshin Policisë.

Sipas deputetes Ermonela Felaj, policia e shtetit nuk duhet të jetë në atë nivel që është krimi por duhet të jetë një hap më para.

“Policia të identifikojë kush është shkaku i kësaj ngjarje. Pjesën tjetër nuk i heq asnjë presje se policia e shtetit ndërhyri në kohë. Por policia e shtetit nuk duhet të jetë në atë nivel që është krimi por duhet të jetë një hap më para?, ka thënë për mediat deputetja Felaj.

Sipas saj është koha të shikohen marrëveshjet e ndryshme koncensionare, jo vetëm për sigurinë e Rinasit, por dhe marrëveshjet e lidhura para 2013 për pikat kufitare.

“Marrëveshjet koncensionare janë problematike,  pengojnë operimin e policisë në objektet e rëndësisë së veçantë. ?Illyrian guard?, do merret me ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, dhe sa me shpejt do ndërhymë në këto marrëveshje?, ka thënë më tej deputetja Felaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga