LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paturpësia e Lleshajt/ Tenton të mbyllë skandalin  

10 Prill 2019, 13:16, Aktualitet CNA
Paturpësia e Lleshajt/ Tenton të mbyllë skandalin  

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar me tone të forta në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme, ku 10 milion euro u grabitën në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Në një deklaratë për mediat, ministri Lleshaj i ka hedhur të gjitha përgjegjësitë e skandalit, kompanisë koncesionare të Rinasit.

?Nuk janë përmbushur përgjegjësitë e kompanisë kineze të aeroportit. Kompania kineze dështoi. Koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur prej tij nuk zbatuan standardet e detyrueshme që përcaktohen nga legjislacioni me gjithë se kanë arkëtuar 3 euro për cdo pasagjer që ka dalë nga ky aeroport.

Do të kishte mjaftuar kjo sasi për të garantuar perimetrin e jashtëm, që është hapur dhe për më keq, koncesionari nuk ka arritur që të sinjalizojë policinë. Koncesionari jo vetëm që ka refuzuar kërkesat e policisë për marrjen e masave, por në shumë raste nuk ka kthyer edhe përgjigje për korrespodencën zyrtare.?-tha Lleshaj.

Gjithashtu ministri foli për një marrëdhënie të vështire me kompaninë koncensionare në aeroportin e Rinasit, duke thënë se autoritetet ligjore do të marrin masa.

“Nisur nga incidenti dhe marrëdhëniet e vështira me koncesionarin, Shqipëria do të marrë masa ligjore të forta për të garantuar të gjitha standardet në Rinas. Siguria e jetës dhe pronës prevalojnë.

Me masat e reja garantohet një nivel i ri sigurie dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Sa i përket dinamikës, dua të them se autorët kanë lënë në dorë të hetimit prova të shumta. Falë reagimit të shpejtë, banda që besohet se edhe më parë ka goditur vlerat monetare në Rinas, pas humbjes së djeshme të një anëtari të saj ka marrë një goditje shkatërruese.”-deklaroi ministri Lleshaj.

Më tej, ai falenderoi forcat e policisë, të cilat sipas tij patën një reagim të shpejtë dhe profesional.

?Ishte reagimi i shpejtë i Policisë së Shtetit që tashmë në duar të autoriteteve janë një sërë provash që mund të cojnë drejt zbardhjes së grupit të grabitësve.?-tha ministri Lleshaj.

Lleshaj kishte falenderime edhe për qytetarët, bashkëpunimin dhe besimin tek Policia e Shtetit, ndërsa nuk la pa shprehur mllef ndaj politikës që sipas tij, lëshon akuza.

“Shkatërrimi i këtij grupi është një tjetër sinjal ndaj botës së krimit. Jemi të angazhuar për të neutralizuar cdo tentativë që cënon sigurinë. Shpreh keqardhje që segmente të politikës u rreshtuan kundër policisë dhe akuzuan, kur pritej përkrahja e cdo grupi politik. Siguroj qytetarët që përdorin aeroportin, se siguria është plotësisht e garantuar” u shpreh Lleshaj.

Në përfundim të deklaratës, ministri Sandër Lleshaj garantoi udhëtarët se siguria e tyre në aeroport nuk do të cënohet./ CNA.al

Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të dorëhiqet ministri i Brendshëm?

Lajmet e fundit nga