Shokon Klodiana Lala/ Zbardh vlerën e vilës së Admir Murataj
Klodiana Lala, ka zbardhur detaje nga jeta e grabitësit Admi...
Shqipëria ka përballur dje një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për vjedhjen e disa miliona eurove, shuma ekzakte e të cilave nuk dihet ende e nuk bëhet publike; nuk bëhet fjalë që ngjarja përsëritet identik dy vite më pas dhe vjedhja ndodh sërish brenda pistës së aeroportit; nuk është kaq i rëndë fakti që protagonist është i njëjti person, i dënuar edhe për dy vjedhje të mëparshme; as fakti që në kërkim policor si një person shumë i rrezikshëm ai vërtitej lirshëm në zonën e aeroportit dhe në periferitë e Tiranës; as që kishte informacion tejet të saktë për transfertat e valutës e me siguri edhe për shumat që transportoheshin; as për faktin që i gjithë operacioni i mirëmenduar dhe me shumë impenjim financiar dhe llogjistik ishte organizuar pa rrjedhur asnjë informacion tek policia, shërbimi informativ apo strukturat e tjera të sigurisë; as për faktin që vjedhja në vetvete ngjante më shumë me një prej filmave më të sofistikuar të Hollivudit.
Të gjitha këto janë tejet të rëndësishme dhe duhen analizuar një nga një. Por ngjarja është shumë më e rëndë, madje më e rënda e viteve të fundit për një tjetër arsye. Shqipërisë nuk i janë vjedhur 7, 8, 10 apo 12 milion euro. Shqipëria i është cënuar deri në themel siguria e saj. I ka rënë ose ka falimentuar siguria e një prej vendeve më të kontrolluara dhe tësigurta, aeroportit. Aeroporti i një vendi anëtar të NATOS, aeroporti civil e njëkohësisht ushtarak, ku ndodhet Komanda e Forcave Ajrore, është thyer me lehtësinë më të madhe nga pesë banditë. Banda ka pasur synim vjedhjen e valutës, por ajo mund të kishte bërë çfarë të donte. Mund të kishte marrë peng avionin ku tashmë qenë ulur 160 pasagjerë, mund ta kishte hedhur atë në erë, mund të kishte marrë peng presidentin e vendit që u kthye nga Danimarka me po atë avion, apo ndonjë zyrtar të lartë amerikan që udhëtonte pak më vonë.
Nëse në vend të hajdutëve do të kishin qenë 4 terroristë, Shqipëria do ishte sot në faqet e para të gjithë shtypit botëror, duke bërë lajmin më të keq për të. Dhe kjo ndodh në Aeroport. Në një prej vendeve të sigurisë më të lartë! Të rralla janë vendet në botë, që kanë një siguri të tillë. Më ka qëlluar të udhëtoj në aeroporte të izoluar e të vegjël afrikanë, aziatikë apo të amerikës qëndrore, por siguria e aeroporteve është njëçështje jashtë çdo diskutimi. Pas sulmeve mbi kullat Binjake dhe Pentagonin më 11 Shtator 2001, e gjithë bota ka investuar shumë në sigurinë e aeroporteve dhe në kontrollin e tyre. Shqipëria jo! Ndaj them që Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare.
Siguria e Aeroportit nuk është vetëm detyrë e shoqërisë koncesionare. Më 2 Shkurt 2011, Qeveria Shqiptare ka ngritur një Komitet Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit Nënë Tereza. Komiteti ka për Kryetar Drejtorin e Autoritetit civil dhe nënkryetar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Anëtarë të tij janë Drejtori i Doganave, Drejtori i Kufirit, Shefi ushtarak i forcave ajrore, Drejtori i Emergjencave Civile, Drejtori i ANTA dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë të lartë. Komiteti mblidhet çdo tre muaj, por asnjë dokument nuk vërteton dot se kur është mbledhur për herë të fundit ky komitet.
E gjithë kjo shpurë zyrtarësh të lartë të sigurisë duhej të kishte vënë re që koncesionari nuk i respektonte detyrat e veta. Siç mund të konstatonte që nga vjedhja e parë që objekti ndoshta më i rëndësishëm në vend ishte lehtësisht i depërtueshëm dhe i pambrojtur. Pra, pa asnjë diskutim, Shteti ka falimentuar i gjithi, bashkë me koncesionarin që në gjithë këto vite se ka fshehur kurrë arrogancën e tij. Arrogancë që nuk dihet nga buron.
Ndaj në Rinas nuk janë vjedhur thjeshtë disa milion dollarë. Në Rinas ka rënë siguria kombëtare e Republikës së Shqipërisë dhe ka marrë një goditje fatale besimi i partnerëve tek ne. Një ngjarje që me siguri do ngelet sërish pa përgjegjës, si gjithnjë në një vend ku ndëshkohet me të drejtë një shitës që shet pa kupon tatimor dhe falen pa të drejtë dhe në mënyrë flagrante zyrtarë që janë përgjegjës për humbjen e milionave dhe cënimin e sigurisë së vendit.
Kjo është realisht fatkeqësi.
Klodiana Lala, ka zbardhur detaje nga jeta e grabitësit Admi...
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja mbi grab...
Pasditen e sotme ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, reagoi n...
Komisioni Evropian tha se do të analizojë praktikat e prokur...
Nuk është hera e parë që na vjedhin në Rinas. Së paku ky tip...
Vrasja e Admir Muratajt, ditën e djeshme, gjatë shkëmbimit t...
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës tentativat e një...
Gazetari, Artan Hoxha, i qenë prezent në studion e emisionit...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një po...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur rreth vizitës ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim basha në një video-direkt...
Dje njëra prej partive të djathta opozitare njoftoi se KQZ p...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një video-direkte në rrjete...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në...
Nga Kreshnik Spahiu-Çudia për grabitjen e 10 milion eurove d...
Gazetari Mentor Kikia, në një postim në rrjetet sociale ka r...
Turqia paralajmëroi të mërkurën se mund të blejë avionë dhe ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një deklaratë për med...
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, do të takohen më 29 prill...
Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut pë...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...