Aktualitet
Meta, Rama e Ruçi, para dhe pas grabitjes udhëtuan nga Rinasi

Në momentin kur ndodhi grabitja e 10 milion eurove, aeroporti i Rinasit ka qenë nën masa të forta sigurie.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se pak minuta para se të ndodhte grabitja ka zbritur në Rinas me të njejtin avion, Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili kthehej nga një vizitë zyrtare në Austri.
Ndërsa pak minuta pas ngjarjes po nga Rinasi është nisur Kryeministri i vendit Edi Rama, kryeparlamentiari Gramoz Ruçi e personalitete të tjera shtetërore. Ndërkaq gazetarja Rudina Xhunga lexoi mbrëmë edhe një mesazh të ardhur nga dëshmitarë se me avionin e “Austrian Airlines” do të udhëtonte edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.
Pra, siguria në aeroport ka qënë maksimale, por kjo nuk i ka penguar 5 grabitësit të finalizonin në përsosmëri planin e tyre.
Ata duket se kanë pasur informacione të detajuara për lëvizjen e vlerave monetare si dhe për oraret.
Grupi hetimor, siç bën me dije Lala për “BalkanWeb” ka dyshime të forta se 5 grabitësit kanë pasur persona të rekrutuar brenda aeroportit të Rinasit, por edhe shoqërive private që transportuan në aeroport paratë e 4 bankave të Nivelit të Dytë.
Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë pasur bashkëpunëtorë edhe eksponentë të policisë. Çështja është marrë në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një grabitje, por për cënim të sigurisë
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në...