LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Me kamera e sistem sigurie/ Zbulohet vila ku banonte Admir Murataj

10 Prill 2019, 09:17, Aktualitet CNA
Foto-Me kamera e sistem sigurie/ Zbulohet vila ku banonte Admir Murataj

Admir Murataj është njëri nga autorët e grabitjes  së Rinasit, i cili mbeti i vrarë.

Mbi Muratajn rëndojnë  4 grabitje  të bankave në Shqipëri dhe një banke në Greqi.

Mësohet se Murataj para se të arratisej nga burgjet greke jetonte në një banesë 1-katëshe në Prezë të Tiranës.  Mirëpo, sot kjo banesë është shndërruar në svilë.

Në media më herët është raportuar se në  tokën ku është ngritur kjo vilë ka qenë e ndërtuar më herët një banesë e vjetër, e cila është blerë nga Murataj për të ndërtuar vilën, që ka përfunduar në 2015.

Ashtu siç duket në fotot e mëposhtme, vila e cila ndodhet e Prezë është e rrethuar nga kamera sigurie dhe sistem alarmi.

Familjarët, pasi kanë konfirmua se grabitësi i vrarë është Admir Muratraj kanë hapur dyert e mortit./CNA.al

Lajmet e fundit nga