Connect with Us

Foto-Grabitja në Rinas/ Berisha “masakron” Ramën dhe Lleshajn

Aktualitet

Foto-Grabitja në Rinas/ Berisha “masakron” Ramën dhe Lleshajn

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ka reaguar sërish në lidhje me grabitjen e 10 milion eurove ditën e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ka ironizuar kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një foto ku shfaqen ministri Lleshaj dhe Rama, ndërsa bashkangjitur shkruan “Falë punës tonë të shkëlqyer, grabitësit morën vetëm 10 milion euro se mund të merrnin edhe avionin”.

LEXO EDHE:  “Po çmendem”/ Nëna me dy fëmijë denoncon kryebashkiakun e Ramës

Ndërsa më tej në një tjetër foto, të publikuar nga Berisha, shkruhet “Nuk përdor kush lekët e grabitjes për të blerë zgjedhje, për zgjedhje kemi lekët e drogës”.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, Berisha deklaronte se paratë e grabitura, në traditen e njohur do ti përdorim për fushatën elektorale të ardhshme./ CNA.al

Reagon Berisha pas grabitjes në Rinas/ Ja ku do të shkojnë paratë e vjedhura

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i lartë i PD në Kukës/ Tre akuzat që rëndojnë mbi të

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është në hetim dhe i akuzuar për tre vepra penale.

Mesohet se Oruçi akuzohet për kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.

Në Kukës Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD, PDIU e Shpëtim Idrizit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shifra të frikshme të infektuarish/ Humbin jetën 4 persona në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Shifra të frikshme të infektuarish/ Humbin jetën 4 persona në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 306 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona.

“Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.
Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 306
Të shëruar ne 24 orë 71
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1412

LEXO EDHE:  Berisha: Rama në Vlorë rreh gjoksin me projekte të qeverisë së PD

LEXO EDHE:  Nga Armir Shkurti/ Policët pa numër

Testime totale 114381
Raste pozitive 18556
Raste të shëruara 10466
Raste Aktive 7621
Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3805
Durrës 730
Shkodër 493
Fier 503
Korçë 471
Lezhë 373
Elbasan 344
Vlorë 307
Berat 224
Kukës 178
Dibër 97
Gjirokastër 96

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Jam shumë i rënduar nga ana shëndetësore”/ Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve infektohet me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dautaj shkruan se është i rënduar nga ana shëndetësore, duke shtuar se të gjithë duhet të jemi pranë naftëtarëve dhe grave, që janë në grevë.

“Të nderuar kolegë, sot u bë dita e gjashtë që unë nuk gjendem mes jush, por çdo moment të ditës dhe natës, unë jam aty me ju.
Sot mora dhe testin , pozitiv. Jam shumë i rënduar nga ana shëndetësore, është kura e 4 e ilaçeve që ndërrova sot. Po shoh këto ditë që janë hedhur në veprim për prishjen e grevës, disa krimba që dhe toka nuk i do. Greva është e grave, ju nëse doni qëndrojuni pranë, vendimin se kur do dalin e marrin vetëm ato. Unë dhe nesër të më vijë vdekja do jem mes jush. Siç kemi një vit që luftojmë bashke. Veprimi i radhës, nëse s’gjejmë zgjidhje, do çudisë botën, dhe ne e mbajmë fjalën. Gjendjuni pranë grave Heroina”, shkruan ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE