LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasje të vogla/ Oja i kërkon Serhanit të takohen për herë të fundit, ja ç’do ndodhë sot

9 Prill 2019, 08:26, Lifestyle CNA
Vrasje të vogla/ Oja i kërkon Serhanit të takohen për

Merve takohet me Burxhun. Burxhu kërcënon Merven se do i tregojë Arzus që ajo e dinte për lidhjen e saj dhe Mehmetit. Ojan e thërrasin për të dhënë dëshminë në polici. Klientët e Ojas mblidhen para klinikës së saj. Ilhan u tregon se Ojan e kanë denoncuar. Tajlan shkon në shtëpinë e Ojas dhe habitet kur e sheh të shkatërruar. Tajlan i ofron Ojas ndihmë por ajo nuk pranon dhe e përzë. Tajlan nuk largohet dhe Oja telefonon Pelinin. Ajo fton Pelinin në shtëpinë e saj. Tajlan largohet me vrap. Oja telefonon Ilhanin dhe i tregon që do shkojë në Izmir dhe nuk do kthehet më. Tajlan shkon në shtëpi dhe ndalon Pelinin të largohet.

Nihal dhe Merve shkojnë tek Oja me një zonjë që do të shohë shtëpinë për ta blerë. Oja i thotë Merves të bëjë festë sepse ajo do largohet. Arzu takohet me Ojan dhe e kritikon që nuk është interesuar fare për të. Oja i thotë Arzus të ketë kujdes nga shoqet. Oja jep dëshminë në polici. Ilhan bën një plan për ta ndihmuar Ojan. Arzu telefonon Mehmetin dhe i kërkon të takohen. Burxhu bën xheloze Arzun duke ngritur zërin që ajo ta dëgjojë nga telefoni. Arzu dhe Mehmet e lënë vendtakimin në restorant. Burxhu nuk dëshiron që Mehmet të takohet me Arzun dhe i thotë mos ta lejojë atë t?i marrë pasurinë. Oja i kërkon Serhanit të takohen për ta përshëndetur për herë të fundit. Serhan lë përgjys mbledhjen vetëm për t?u takuar me Ojan.

Lajmet e fundit nga