LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Urdhëri skandaloz/ Pengoni gazetarët të raportojnë 

9 Prill 2019, 09:56, Aktualitet CNA
Urdhëri skandaloz/ Pengoni gazetarët të raportojnë 

Ndërsa situata tek Bregu i Lumit vijon të jetë e tensionuar, mësohet se policia ka marrë urdhër të pengojë gazetarët, që mos traportojnë situatën.

Sikurse shikohet edhe në foto, efektivët kanë tntuar të pengojnë gazetarët për të mos raportuar pranë banesave.

Gazetarja Dorjana Bezat, tha për ?BW? se në momentin që tentoi të raportojë ?live? për Neës24 është penguar nga këta dy efektivë të cilët nuk e kanë lejuar të kryejë lidhjen direkte, duke i dalë para kameras së operatorit. Në debat, efektivët e policisë i kanë thënë gazetares Bezat se do të shoqërohej bashkë me operatorin nëse nuk largohej.

Gjithcka sipas efektivëve bëhet për efekt sigurie, edhe pse sic duket nga pamjet vetë punonjësit e policisë për ?efekt sigurie? nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për veten e tyre. Gazetarja Bezat tha ndërkohë se nuk lejohet të kalojnë vetëm mediat, ndërsa për kalimtarë të rastit, civilë rruga është e hapur. Sakaq, grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit./CNA.al

Lajmet e fundit nga