LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Targat e veçanta për automjetet/ Ja tarifat për secilën kategori

9 Prill 2019, 06:26, Aktualitet CNA
Targat e veçanta për automjetet/ Ja tarifat për secilën

Drejtoria Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka lajmëruar disa ndryshime në marrjen e targave të veçanta.

?Rreth 3500 Targa të Bukura në vit ishin privilegj/pronë e drejtorave, sot janë shërbimi më i ri i DPSHTRR me zgjedhje në sistemin e ri online!  Pa MIK, pa i gjet nr a muzën DREJTORIT! Tarifat i shkojnë arkës publike, jo shefave! Merr fund një fenomen që s?na nderonte.? shkruhet ndër të tjera në njoftimet e DPSHTRR në faqen e tyre zyrtare.

Kështu, sa i përket ndarjes së targave të veçanta për automjetet është:

Kategoria A. Së cilës i përkon tarifa prej 30,000 Lekë dhe përmban targat si 001, 007 dhe tre numrat e njëjtë 111, 222,?,999.

Kategoria B, që i përkon tarifa 20,000 Lekë dhe përmban targat që fillojnë me dy zero përveç 001 dhe 007. Pra nga 002, 003,?,009. Po ashtu targat që mbarojnë me dy zero 100, 200,?,900 dhe targat me dy numrat anësor njësoj, pra që kanë zero në mes 101, 202,?,909

DPSHTRR njoftoi se në të dyja rastet plus tarifën bazë të regjistrimit të mjetit. Sipas njoftimit zgjedhja e targave bëhet vetëm ONLINE në ëebsite: www.dpshtrr.gov.al

DPSHTRR njofton se aplikuesi zgjedh live nga inventari i serive të prodhuara nga DPSHTRR. Fondi i targave furnizohet periodikisht dhe informacioni publikohet pikërisht për këtë.
Pagesa kryhet në sportel në momentin e regjistrimit të mjetit në afate të caktuara, çdo detaj në sistemin e ri online.

Lajmet e fundit nga