LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagon Berisha pas grabitjes në Rinas/ Ja ku do të shkojnë paratë e vjedhura

9 Prill 2019, 16:47, Aktualitet CNA
Reagon Berisha pas grabitjes në Rinas/ Ja ku do të shkojnë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas grabitjes pranë Aeroportit ?Nënë Tereza?.

Sipas tij, paratë e grabitura do të përdoren për zgjedhjet elektorale.

Postimi i plotë:

Bandat e partise grabisin per se dyti miliona euro ne pisten e avioneve te aeroportit me te pasigurte ne bote, pra te Rinasit.

Grabitesit e armatosur moren te gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar qe do ngarrkoheshin ne avion. Rojet e armatosura private qe shoqeronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit ben sehir!

Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura qe permbanin miliona euro u zhduken ne drejtim te paditur. Nderkohe afer Fushe Krujes policia ekzekutoi besohet njerin nga banditet.

Parate e grabitura, ne traditen e njohur do ti perdorim per fushaten elektorale te ardhshme. sb /CNA.al

Lajmet e fundit nga