LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pranuan mandatet/ Çuni i Fahriut: Deputetët që rrinë në Parlament janë një tufë viçash

9 Prill 2019, 18:16, Aktualitet CNA
Pranuan mandatet/ Çuni i Fahriut: Deputetët që rrinë

Ish-deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, çuni i Fahri Balliut, ish gazetarit special të gazetës “Zeri i Popullit”, organ qendror i udhëheqjes komuniste,  ka qenë, si çdo mbrëmje, pranë banorëve të Astirit në protestën e rradhës.

Duke  përsëritur thirrjen e përherëshme ndaj qytetarëve për tu bashkuar që të rrëzojnë qeverinë Rama, si të re të fjalimit të sotëm Balliu i ri ka sjellë fyerjet e adresuara ndaj deputetëve opozitar të listës, të cilët pranuan të mos i djegin mandatet..

“Qytetarë ju bëj thirrje bashkohuni me maxhorancë absolute dhe zhduken këtë rilindje të poshtër. Ku janë qytetarët.  Deputetët që rinë në Parlament janë një tufë viçash. Është koha që të çoheni për veten tuaj. Pavarësisht se e gjithë policia duhet të ishte e angazhuar sot u vodhën 10 milionë euro, sepse sot nuk kemi qeveri po bandita që drejtojnë. Ata meritojnë të zhduken në datën 13”,- tha Balliu i ri, çuni i Fahriut, ish deputet i listës Basha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga