LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Këngëtarja e tallavasë" me lot për Kryemadhin/ Zbardhet pasuria e ish-deputetes

9 Prill 2019, 13:18, Aktualitet CNA

Vettingu në politikë, do të sillte një spastrim të të gjithë skenës politikë. Por, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për kët proces, Gjithçka ka mbetur në kuadër të deklaratave, ndërkohë që deputetët, apo ish-deputetët janë zhytur në një luks, që nuk dihet se nga ku iu vjen. Të paktën pjesës më të madhe tyre, nëse do t’iu kërkohej barra e provës, për pasurinë e vënë do të dështonin.

Krahas pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, CNA.al sjell dhe pasurinë e politikanëve.

Këtë radhë në fokus do të jetë ish-deputetja Nora Malaj, që shpeshherë herë e shohim duke qarë, në protesta, apo në takime me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Malaj, e ka pranuar se Kryemadhi e bën të qajë dhe e emocionon, madje sipas saj, kur flet kryetarja e LSI, s’ke arsye pse mos të qash.  

?Ja që jam edhe unë që qaj për Monikën dhe absolutisht e kam mbështetur dhe do ta mbështes në të gjitha gjërat. Jam një këshilltare shumë e mirë e saj. Dhe jam një njeri, që kur ajo me forcën e vërtetë të shpirtit, të fjalës, me emocionon, me pasionin, me misionin, me vizionin, me dëshirën që ka për të thënë ca gjëra të vërteta, s?ka arsye pse njeriu të mos derdhë edhe lot?, ka thënë Malaj, më herët në një emision televiziv.

Nora Malaj ka mbajtur edhe postin e zëvendësministres së Arsimit, në kohën që institucioni udhëhiqen nga Myqerem Tafaj.

Kujtojmë, se në një sondazh të bërë në vitin 2013, 54% e studentëve të pyetur për Nora Malajn, në atë kohë zëvendësministre e dinin se  ajo ishte këngëtare tallavaje.

Nëse vëzhgojmë pasurinë e saj, thuajse  rezulton e pasur sa një këngëtare tallavaje.

Sipas të dhënave të Open Spending Albania, ajo rezulton pronare me 100% e një banese të vitit 1989, me sip. 102 m2, blerë në vitin 1993 me kursime nga pagat ndër vite, 38 943 lekë.

Gjithashtu, ajo ka deklaruar se ka blerë një apartament banimi në Kavajë me sipërfaqe 100 m2, sipas kontratës porosisë së datës 19.08.2010, 65 000 euro.

Po në të njëjtën ditë ajo ka blerë parkim nëntokësor në Golem me sipëefaqe 9 m2, sipas kontratës porosisë së datës 19.08.2010, 6 000 euro, me të ardhura familjare. Në vitin 2016 ajo ka kaluar në pronësi apartamentin në Golem me sipërfaqe 95.2 m2.

Në vitin 2008 ko ka blerë një BMË, 2 000 000 lekë. Edhe në vitin 2010 ajo ka blerë veturë tip Volksvagen Pasat, 800 000 lekë. Në vitin 2001, bashkëshorti i saj ka blerë një veturë tip Volksvagen Pasat, 8 000 euro. Me 02.08.2016, ka blerë një veturë tip Benz, 6 000 euro.

Po në të njëjtin vit ka investuar më 14.10.2016 në bursën ndërkombëtare 1 000 dollar, pa aktivizuar, para marrë nga depozitë bankare në vlerën 140 000 lekë.

Djali i saj rezulton të jetë  ortak me 40% të kuotave të shoqërisë Colservice Albania.

Bashkëshorti i saj ka përfituar dhuratë nga i ati në vitin 2010, në shumën 900 000 lekë.

Djali, Dritan Malaj, ka përfituar në vitin 2015 nga gjyshja dhuratë trashëgimie, truall me sipërfaqe 451 m2, pjesa takuese 50%.

Në vitin 2017 ish-zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka deklaruar depozitë në Raiffeisen Bank, 220.627 lekë,  llogari bankare paga si pedagoge, 88.974 lekë, depozitë bankare  2.500 euro, të cilat janë investuar në Bursën Ndërkombëtare. Bashkëshorti i saj ka marrë si dhuratë nga prindërit një dyqan në Tiranë.

Pasuria e deklaruar në vite

Viti 2010

Të ardhura nga paga si Zëvendës Ministre e Arsimit, 1 537 681 lekë.

Bashkëshorti, përfituar dhuratë nga I ati, 900 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti kontabël I miratuar dhe konsulent fiskal, 1 450 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si kontabël I miratuar dhe konsulent fiskal, 75 000 lekë.

Gjendje para cash, 3 800 000 lekë.

Kredi bankare marrë më 27.12.2010 për blerje ap. banimi me principal 35 000 euro, afat shlyerje 14 vjet, këst mujor 310 euro dhe interes 6% në vit. Detyrimi për t?u paguar deri në përfundim të kredisë, principal dhe interesa është 51 815 euro.

Blerë në vitin 2010 veturë tip Volksvagen Pasat, 800 000 lekë.

Blerë apartament banimi në Kavajë me sip. 100 m2, sipas kontratës porosisë së datës 19.08.2010, 65 000 euro, nga të cilat 30 000 euro nga të ardhurat familjare dhe 35 000 euro marrë kredi.

Blerë parkim nëntokësor në Golem me sip. 9 m2, sipas kontratës porosisë së datës 19.08.2010, 6 000 euro, me të ardhura familjare.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si Zëvendës Ministre e Arsimit, 1 478 405 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti kontabël I miratuar dhe konsulent fiskal, 65 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si kontabël I miratuar dhe konsulent fiskal, 75 000 lekë.

Bashkëshorti, blerë më 04.02.2011 veturë tip Volksvagen Pasat, 8 000 euro.

Shlyer në vitin 2011 -4 200 euro për kredi bankare marrë më 27.12.2010 për blerje ap. banimi me principal 35 000 euro, afat shlyerje 14 vjet, këst mujor 310 euro dhe interes 6% në vit. Detyrimi I mbetur më 31 dhjetor është 46 615 euro.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si Zëvendës Ministre e Arsimit, 1 557 564 lekë.

Të ardhura nga honorare si Zëvendës Ministre e Arsimit, 84 181 lekë.

Bashkëshorti, Z. Ariet Malaj, të ardhura nga paga si Kancelar pranë Akademia e Biznesit Tiranë, 670 920 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si kryetar I shoqatës ?Kontabël I Miratuar Tiranë?, 196 800 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti kontabël I miratuar dhe konsulent fiskal, 560 000 lekë.

Djali, Dritan Malaj, të ardhura nga paga si Specialist Ligjor pranë AKEP, 507 021 lekë.

Djali, të ardhura nga interesa bankare, 5 614 lekë.

Të ardhura nga shitje veture tip BMË, 7 200 euro.

Djali, gjendje llogari bankare, 8 000 euro.

Shlyer në vitin 2012 -4 619 euro për kredi bankare marrë më 27.12.2010 për blerje ap. banimi me principal 35 000 euro, afat shlyerje 14 vjet, këst mujor 310 euro dhe interes 6% në vit. Detyrimi I mbetur më 31 dhjetor është 41 996 euro.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si Zëvendës Ministre e Arsimit, 1 149 141 lekë.

Të ardhura nga pagesa kalimtare 10 Qershor-4 Tetor, 244 000 lekë.

Të ardhura nga honorare nga OSCE, Qershor-Shtator, 1 500 euro.

Bashkëshorti, Z. Ariet Malaj, të ardhura nga paga si pedagog pranë Akademia e Biznesit Tiranë, 490 800 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si kryetar I shoqatës ?Kontabël I Miratuar Tiranë?, 300 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti kontabël I miratuar dhe konsulent fiskal, 310 000 lekë.

Djali, Dritan Malaj, të ardhura nga paga si Specialist Ligjor pranë AKEP, 680 731 lekë.

Djali, pagesë si koordinator projekti, 495 lekë.

Shlyer në vitin 2013 -3 706 euro për kredi bankare marrë më 27.12.2010 për blerje ap. banimi me principal 35 000 euro, afat shlyerje 14 vjet, këst mujor 338 euro dhe interes 6% në vit. Detyrimi I mbetur më 31 dhjetor është 30 106 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si Zëvendës Ministre e Arsimit, 1 599 985 lekë.

Të ardhura nga honorare si lektore eksperte në projektin Pitagora, financuar nga Komisioni Europian, 2 500 euro.

Të ardhura nga honorare si lektore te ?Elita Politike?, 40 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Ariet Malaj, të ardhura nga paga si lector në UMB, 425 800 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si kryetar I shoqatës ?Kontabël I Miratuar Tiranë?, 266 400 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti kontabël I miratuar dhe konsulent fiskal, 871 380 lekë.

Djali, Dritan Malaj, të ardhura nga paga si Specialist Ligjor pranë AKEP, 945 305 lekë.

Shlyer në vitin 2014 -4 237 euro për kredi bankare marrë më 27.12.2010 për blerje ap. banimi me principal 35 000 euro, afat shlyerje 14 vjet, këst mujor 338 euro dhe interes 6% në vit. Detyrimi I mbetur më 31 dhjetor është 28 357 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si Zëvendës Ministre e Arsimit, 1 613 088 lekë.

Të ardhura nga honorare si lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu, 448 939 lekë.

Dieta nga shërbime jashtë vendit, 26 000 lekë dhe 192 euro.

Bashkëshorti, Z. Ariet Malaj, të ardhura nga paga si lector në Akademia Profesionale e Biznesit, 1 045 784lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti kontabël I miratuar dhe konsulent fiskal, 360 000 lekë.

Djali, Dritan Malaj, të ardhura nga paga si Shef I Sektorit të Licensimit pranë AKEP, 684 000 lekë.

Gjendje depozitë bankare, 746 837 lekë.

Djali, Dritan Malaj, përfituar nga gjyshja dhuratë trashëgimie, truall me sip. 451 m2, pjesa takuese 50%.

Shlyer në vitin 2015 -4 003 euro për kredi bankare marrë më 27.12.2010 për blerje ap. banimi me principal 35 000 euro, afat shlyerje 14 vjet, këst mujor 338 euro dhe interes 6% në vit. Detyrimi I mbetur më 31 dhjetor është 26 370 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si Zëvendës Ministre e Arsimit, 1 593 458 lekë.

Të ardhura nga honorare nga komisioni I rishikimit të teksteve, 16 000 lekë.

Dieta nga udhëtime jashtë vendit, 33 700 lekë.

Të ardhura nga honorare për ekspertizën e tekstit edukimi seksual, 20 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Ariet Malaj, të ardhura nga paga si lektor në Akademia Profesionale e Biznesit, 1 029 784 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti kontabël I miratuar dhe konsulent fiskal, 535 000 lekë.

Djali, Dritan Malaj, të ardhura nga paga pranë Prokurorisë së Tiranës, 688 008 lekë.

Gjendje depozitë bankare, 420 956 lekë.

Investuar më 14.10.2016 në bursën ndërkombëtare 1 000 dollar, pa aktivizuar, para marrë nga depozitë bankare në vlerën 140 000 lekë.

Kaluar në pronësi në vitin 2016 ap. në Golem me sip. 95.2 m2.

Djali, gjendje llogari bankare, 10 000 euro.

Djali, ortak me 40% të kuotave të shoqërisë COLSERVICEALBANIA sh.p.k me NIPT L51510021N, rregjistruar në QKR më 10.03.2015.

Blerë më 02.08.2016 veturë tip Benz, -6 000 euro.

Shlyer në vitin 2011 -26 370 euro për kredi bankare marrë më 27.12.2010 për blerje ap. banimi me principal 35 000 euro, afat shlyerje 14 vjet, këst mujor 338 euro dhe interes 6% në vit. Detyrimi I mbetur më 31 dhjetor është 24 202 euro.

Viti 2017

Të ardhura vjetore nga paga neto si zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit (për periudhën janar – shtator 2017.), shuma 1 150 905 lekë.

Të ardhura si honorare nga posti i zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit (për periudhën janar – shtator 2017.), shuma 56 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga neto si deputete (për periudhën shtator – dhjetor 2017.), shuma 436 556 lekë.

Të ardhura për rimbursimin e shpenzimeve telefonike dhe karburantit si (përfitime nga ‘Statusi i deputetit’ për periudhën shtator – dhjetor 2017.), 131 785 lekë.

Të ardhura si honorare nga komisionet parlamentare, 23 800 lekë.

Të ardhura nga dieta brenda vendit dhe akomodime, (përfitime nga ‘Statusi i deputetit’), 112 875 lekë.

Bashkëshorti, Z. Ariet Malaj, të ardhura neto nga paga si pedagog në ‘Akademinë Profesionale të Biznesit’, 1 044 476 lekë.

Bashkëshorti, Z. Ariet Malaj, të ardhura vjetore neto nga vetëpunësimi, person fizik si ‘kontabilist i miratuar’, 830 004 lekë. )

Djali, Z. Dritan Malaj, të ardhura vjetore nga paga neto në funksionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Tiranë, 688 008 lekë.

Djali, Z. Dritan Malaj, të ardhura vjetore nga paga në funksionin e pedagogut të jashtëm pranë Kolegjit Universitar të Biznesit, 57 032 lekë

Gjendja e depozitës bankare në Raiffeisen Bank, të ardhura nga paga, 220 627 lekë.

Bashkëshorti, Z. Ariet Malaj, gjendja e mbetur në fund të vitit 2017 në llogarinë e pagës, në Raiffeisen Bank si pedagog në ‘Akademinë Profesionale të Biznesit’, 88 974 lekë.

Bashkëshorti, Z. Ariet Malaj, gjendja e depozitës bankare në BKT, shtesë 332 380 lekë. Këto para janë investuar në Bursën Ndërkombëtare të kurseve të këmbimit me ndërmjetësimin e ‘Platinium Investiment’ sh.p.k me emër tregtar (OXTRADE.com).

Bashkëshorti, Z. Ariet Malaj, pronar me 100 % i një dyqani me sip. 20 m2 i cili është legalizuar më 13.12.2017, dhuratë nga prindërit.

Kredi bankare për blerje apartamenti banimi në Golem, Kavajë marrë më 31.12.2010 në shumën 35 000 euro, me normë interesi 6 %, afat 14 vjet, me këst mujor 338 euro. Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 3 793euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 21 843.73 euro.

Djali, Z. Dritan Malaj, gjendja e llogarisë bankare në Bankën Kombëtare Tregtare, pakësim 9 275 euro, (shumë kjo e dhënë si borxh ndaj një shtetasi. Gjendja më 31.12.2017, shuma 64.99 euro.

Djali, Z. Dritan Malaj, pronar me 50 % i një trualli në Vlorë me sip. 451 m2 dhuruar nga gjyshja.

Djali, Z. Dritan Malaj, ka transferuar 40 % të kuotave që zotëronte në një shoqëri në favor të një personi tjetër, transfertë kjo e bërë më 15.02.2017.

Shpenzime për shlyerjen e kredisë për vitin 2017, shuma 3 793euro./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga