LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ata janë gënjeshtarë dhe të korruptuar"/Komisioneri për privatësinë sulmon Facebook

9 Prill 2019, 13:25, Aktualitet CNA
"Ata janë gënjeshtarë dhe të

?Facebook-ut nuk mund t?i besohet. Ata janë gënjeshtarë patologjik të korruptuar moralisht, të cilët mundësojnë genocidin?, kështu e filloi fjalën e tij komisioneri i Zelandës së Re për privatësinë John Edwards, duke sulmuar rrjetin më të madh social, Facebook, dhe duke i quajtur ata që qëndrojnë pas kompanisë ?gënjeshtarë patologjikë dhe moralisht të korruptuar?.Komentet e Edwards vijnë pas një intervistë të Mark Zukerberg javën e kaluar, në të cilën ai hodhi poshtë thirrjet për të futur një vonesë në përmbajtjen e livestream të Facebook dhe tha se përhapja e videos së Christchurch ishte rezultat i ?aktorëve të këqij?.

Edwards gjithashtu theksoi mungesën e kontrollimit të videove live apo livestreams nga rrjeti social. Debati botëror mbi livestream në rrjetet sociale u ndez pasi u përdor nga sulmuesi në Christchurch muajin e kaluar që la 50 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

?Ata lejojnë transmetimin e drejtpërdrejtë të vetëvrasjeve, përdhunimeve dhe vrasjeve, vazhdojnë të mbajnë dhe publikojnë videon e sulmit të xhamisë, lejojnë reklamuesit që të synojnë ?armiqtë e hebrenjve? dhe segmente të tjera të urryera të tregut dhe refuzojnë të pranojnë ndonjë përgjegjësi për çdo përmbajtje ose dëm?, shkroi Edwards.

Lajmet e fundit nga