LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Unë e ha marihuanën"/Reperja shqiptare rrëfehet pas arrestimit për lëndë narkotike

8 Prill 2019, 10:25, Lifestyle CNA
"Unë e ha marihuanën"/Reperja shqiptare rrëfehet pas

Muaj më parë, reperja Baby G u përfol se ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi u kap me lëndë narkotike.

Në intervistën për ?Why Not? , reperja ishte e ftuar për të folur edhe për marrëdhënien e saj me marihuanën, për të cilën është përfolur për shkak të klipeve që bën.

Baby G zbuloi se në klipin ku u pa duke e dredhur, ishte duhan, jo marihuanë. Më pas biseda vijoi me pyetje rreth konsumimit të lëndëve narkotike dhe vizitën e Baby G në Lazarat, fshat i cili njihej për kultivimin në masë të kanabisit.

Roza Lati: Ke qenë në Lazarat?

Baby G: Po, kam qenë. Tani Roza, i gjithi është biznes, edhe marihuana.

Roza Lati: Ke konsumuar marihuanë në vende publike?

Baby G: Unë nuk e pi, e ha. Bëj shaka. Kam qenë në Amsterdam dhe e kam pirë 3 herë./Burimi:Oranews

Lajmet e fundit nga