LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritol në makinën e punonjësit të Bashkisë/ Zbulohet pista ku po heton Policia

8 Prill 2019, 09:07, Aktualitet CNA
Tritol në makinën e punonjësit të Bashkisë/ Zbulohet

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në perfiferi të qytetit të Fushë-Krujës.  Eksplozivi ishte vënë në makinë tip Golf 6 e parkuar në oborrin e  shtëpisë të shtetasit Vesel Xaka 63 vjeç.

Ky i fundit mësohet se është  punonjës i Bashkisë së Krujës, në njësinë administrative të Cudhit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe të dhënat e para flasin se konfliktet e djalit të 63 vjeçarit, mund të jenë bërë shkak për këtë ngjarje.

Në këto rrethana është marrë në pyetje djali i Vesel Xakës.

Policia ende nuk ka autorë të dyshuar, ndërkaq, po heton të gjitha konfliktet ku është bërë pjesë djali, i 63 vjeçarit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga