LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Tani mund të jetojnë të qetë"/E dashura e Jeff Bezos ndahet nga bashkëshorti

8 Prill 2019, 14:25, Lifestyle CNA
"Tani mund të jetojnë të qetë"/E dashura e Jeff

Moderatorja e njohur Lauren Sanchez,e cila njihet si e dashura themeluesit të Amazon Jeff Bezos por edhe e martuar njëkohësisht, i ka kërkuar divorcin bashkëshortit të saj prej 14 vitesh, Patrick Whitesell.Historia jashtëmartesore e Sanchez dhe Bezos u bë publike në fund të muajit dhjetor kur Bezos akuzoi revistën ?National Enquirer? se e ka kërcënuar me publikimin e fotove kompromentuese dhe mesazheve private intime.

Sanchez ka depozituar në gjykatë dokumentet e divorcit ndërsa të dy do të luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve.

Nga ana tjetër, Jeff Bezos u divorcua nga bashkëshortja disa ditë më parë me një proces të qetë, i cili i kushtoi rreth 36 miliardë dollarë. Ish-bashkëshortja e tij do të jetë aksionerja e tretë e ?Amazon? si dhe do të renditet e 4-ta në listën e grave më të pasura të botës. Divorci i miliarderit me pasuri 232,8 miliardë dollarë, ka shënuar rekord, duke qenë më i kushtueshmi në histori.

Lajmet e fundit nga