LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA shpall Rojet revolucionare të Iranit, organizatë terroriste

8 Prill 2019, 16:53, Aktualitet CNA
SHBA shpall Rojet revolucionare të Iranit, organizatë terroriste

Shtetet e Bashkuara i shpallën Rojet Revolucionare të Iranit (IRGC) si organizatë të huaj terroriste.

Presidenti Donald Trump tha në një deklaratë se “Ky hap i pashembullt, i drejtuar nga Departamenti i Shtetit, njeh realitetin se Irani nuk është vetëm një mbështetës shtetëror i terrorizmit, por edhe që Rojet Revolucionare marrin pjesë aktive në terrorizëm, e financojnë dhe e nxisin atë si mjet të politikës shtetërore.?

Rojet Revolucionare janë organizata më e fuqishme e sigurisë së Iranit.

Presidenti tha se Rojet Revolucionare ?janë mjeti kryesor i qeverisë iraniane për të drejtuar dhe zbatuar fushatën e saj terroriste globale”.

“Kjo do të jetë hera e parë që Shtetet e Bashkuara shpallin si organizatë terroriste të huaj një pjesë të një qeverie tjetër dhe nënvizon faktin se veprimet e Iranit janë krejtësisht të ndryshme nga ato të qeverive të tjera”, tha Presidenti Trump në deklaratë.

Lajmet e fundit nga