LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punësimet në administratë/ Rama jep lajmin e mirë

8 Prill 2019, 10:20, Aktualitet CNA
Punësimet në administratë/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij sot në raundin e IV të programit Kombëtar të ?Praktikave të Punës?, ka dhënë një lajm të mirë për studentët ekselentë.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë studentët ekselentë kanë të drejtën e punësimit në administratën shtetërore, pa konkurrim për një vit dhe më pas ai i nënshtrohet konkurrimit për ta mbajtur vendin e punës.

?Më vjen mirë që i kushtojmë kohë këtij procesi të ?Paktit të Universitetit?, këtë herë për praktikat e punës, që besoj se janë një eksperiencë e krijuar nga Presidenti Kenedi në fillim të viteve ?60, që hapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për studentët e dalluar dhe u kthye në praktikë në SHBA dhe pastaj në Europë. Në Shqipëri nuk është një praktikë e konsoliduar, por e re. Megjithatë, ajo që vlen të thuhet është se është një praktike, e cila vit pas një viti ka marrë një trajtë goxha domethënëse, dhe ofron jo thjeshtë një njohje nga brenda të institucioneve, por edhe mundësinë që pas praktikës , çdo njëri që kalon këtë proces të mund të futet në procesin e konkurrimit për një vend në administratë, duke pasur avantazhin që ka bërë praktikën e punës. Është një avantazh në raport me konkurrentet e tjerë dhe kapërcen hendekun ligjor, që kërkon eksperiencën në punë për këdo që kërkon të hyjë në shërbimin civil?, tha Rama.

Por, Edi Rama tha se kjo praktikë nuk do të ndalet vetëm në punësimin në administratë, por do të shtrihet edhe në sektorin privat.

?Është pozitive që praktikat janë hapur përtej administratës publike tek sektori privat. Këtu janë të pranishëm edhe përfaqësues të sektorit privat, që janë bërë partner të programit të praktikave dhe kanë krijuar mundësinë që numri i studentëve që përfshihen në këto praktika, të rritet ndjeshëm.?-tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga