LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e 13 Prillit/ Basha jep porositë nga kryesia e PD

8 Prill 2019, 10:15, Aktualitet CNA
Protesta e 13 Prillit/ Basha jep porositë nga kryesia e PD

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Kryesinë e Partisë Demokratike.  Mësohet se gjatë takimit Basha e ka vënë theksin se tek protesta e 13 prillit.

Ai ka thënë se duhet një organizim më kapilar, ndërsa pret që pjesëmarrja të jetë e madhe.

?Për protestën e 13 Prillit duhet një organizim kapilar për ta pasur pjesëmarrjen edhe më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare. Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve”, ka thënë Basha.

Duke iu referuar sondazheve, Basha ka thënë që janë shumicë absolute, mirëpo sipas tij kjo shumicë duhet të përkthehet në votë.

“Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj. Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme”, ka thënë më tej kreu i PD-së.

Kërkesa e Opozitës vijon të mbetet e njëjta, largimi i kryeministrit Edi Rama dhe Qeveri tranzitore.

“Ta shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë?, u ka thënë Basha të pranishmëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga