LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria jep pretencën/ Balili përfiton ulje të dënimit

8 Prill 2019, 12:11, Aktualitet CNA
Prokuroria jep pretencën/ Balili përfiton ulje të dënimit

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dhënë sot pretencën për Klement Balilin, i njohur ndryshe si ?Eskobari i Ballkanit?, duke kërkuar 18 vite burg.

Balili ka qenë i pranishëm në sallë, në momentin kur prokurori i çështjes, Eneid Nakuci ka paraqitur pretencën, por nuk ka pasur asnjë koment.

Balili do të përfitojë ulje të dënimit, pasi Gjykata ka pranuar gjykim të shkurtuar. Me gjykim të shkurtuar, dënimi për Balilin shkon në 12 vite.

Seanca e radhës ku do të jepen pretendimet e mbrojtjes do të mbahen më 23 prill.

Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Si prova fajësie u renditen përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.

Lajmet e fundit nga