LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet tek “Bregu i Lumit”/ Bumçi: Edi Rama i pashpirt

8 Prill 2019, 14:43, Aktualitet CNA
Përplasjet tek “Bregu i Lumit”/ Bumçi: Edi Rama i

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, ka folur rreth incidenteve të ndodhura ditën e sotme gjatë protestës së banorëve të ?Bregut e Lumit? të cilët kundërshtonin prishjen e banesave të tyre.

Sipas Bumçit, kjo që është bërë me ata banorë nuk është parë në asnjë vend të botës.

Bumçi e cilësoi Ramën si të pashpirtë dhe sqaroi një VKM të miratuar nga qeveria në vitin 2012 kur drejtohej nga PD-ja.

?Kjo që është bërë me banorët e Bregut të Lumit nuk është parë në asnjë vend të botës. Të shkosh t?i prishësh shtëpinë tjetrit është kafshërore. Edi Rama është i pashpirt që ndërmerr akte të tilla. Ai po hedh qytetarët e tij në rrugë. Ditën e sotme Policia ka dhunuar gra dhe fëmijë ditën e sotme. Me një VKM të bërë nga Partia Demokratike kur ishte në pushtet në vitin 2012 për projektin e bulevardit parashikonte dëmshpërblimin e këtyre banorëve edhe pse ende nuk e kanë marrë legalizimin?,-tha Bumçi në studion e lajmeve në Fax News./CNA.al

Lajmet e fundit nga