Connect with Us

Ngjela numëron faktet/ Krijimi i Arbërisë së re sapo ka filluar  

Aktualitet

Ngjela numëron faktet/ Krijimi i Arbërisë së re sapo ka filluar  

Publikuar

-

ngjela deputetet e opozites deshmore

Avokati i njohur Spartka Ngjela deklaron se rikrijimi i Arbërisë së Re me disa shtete shqiptare, është afër.

Në një analizë të publikuar në rrjetet sociale, avokati Ngjela rendit disa nga arsyet, që sipas tij vërtetojnë tezën e mësipërme.

“Fakti që shqiptarët nuk u asimiluan dot nga serbët dhe nuk u shfarosën me genocid as nga ata dhe as nga grekët, janë kthyer sot në epiqendër të Ballkanit Perëndimor.
Pikërisht këtu, të kjo forcë e re, qëndron frika e Beogradit dhe e Moskës, sepse 8 milion shqiptarët që jetojnë në këtë zonë janë sot epiqendra e politikës amerikane këtu, dhe mund të krijojnë realisht rikrijimin e Arbërisë së Re me disa shtete shqiptarë.”-shkruan Ngjela.

Më tej, ai thekson se në fakt këtë ardhje të mundëshme historike e kanë pas parashikuar disa kryeministra serbë: edhe Pashiç kështu ka pas menduar kur kërkonte asimilim apo dëbim të shqiptarëve drejt Turqinë, madje, po njëlloj edhe Rankoviçi gjatë shtetit komunist të federatës jugosllave.

Sipas tij, gjithë armiqësia serbe dhe greke kundër shqiptarëve, e cila ka shkuar deri në genocid, një frikë e ringjalljes së Shqipërisë si Arbëri e Re ka qenë.
“Por sot kjo frikë është bërë konkrete, sepse procesi i rikrijimit të Arbërisë së Re, në fakt, po kuptohet qartë sa ka filluar.”-thekson avokati.

Gjithashtu Ngjela shkruan se është kjo arsyeja pse “Sot, në lidhje me fenomenin ballkanik panshqiptar, po spikat qartë arsyeja pse është ngritur tensioni në Beograd në lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën.”.

Po ashtu, Ngjela shkruan se “Brenda konceptit të Arbërisë së Re, politika amerikane, pasi dha ndihmesën thelbësorë në krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës, filloi implementimin ligjor të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Reforma amerikane për drejtësi shqiptare është në fakt hapi kryesor dhe vendimtar ku duhet të fillojë realisht procesi i Arbërisë së Re.”.

Analiza e plotë e Ngjelës:

Rikrijimi i Arbërisë se Re po duket se është fenomeni real që po spikat në Ballkanin Perëndimor.
Dy janë shtetet shqiptarë në epiqendër të këtij fenomeni: Shqipëria dhe Kosova. Por në këtë qerthull historik spikat se është futur edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia e Veriut, dhe po pritet që sipas radhës të fillojë të spikasë edhe çështja e Çamërisë.
Në fakt kjo hije fenomenale ka krijuar realisht frikë te të gjitha forcat historike antishqiptare, që nga Beogradi e deri në Moskë.

I. Sot, në lidhje me fenomenin ballkanik panshqiptar, po spikat qartë arsyeja pse është ngritur tensioni në Beograd në lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën. Po ashtu edhe arsyeja pse korrupsioni i lartë i Partisë Demokratike është hedhur në betejë përfundimtare kundër stabilitetit në Shqipëri.

Në Beograd dhe në Moskë po i shqetëson gjithnjë e më tepër fakti se, të trembur nga fenomeni i Arbërisë së Re, duke dashur të marrin Kosovën, serbët mund të humbasin territore deri në Nish.
Brenda këtij fenomeni të ri panshqiptar në Ballkanin Perëndimor, serbët ka shumë mundësi që të shkojnë deri te konturet e Pashallekut të Serbisë të Shekullit të XV- të, një principatë e vogël kjo, të cilën, në 200 vjet, e ngriti me shtim territorial kundër shqiptarëve Porta e Lartë dhe Rusia.

Sigurisht, fakti që shqiptarët nuk u asimiluan dot nga serbët dhe nuk u shfarosën me genocid as nga ata dhe as nga grekët, janë kthyer sot në epiqendër të Ballkanit Perëndimor.
Pikërisht këtu, të kjo forcë e re, qëndron frika e Beogradit dhe e Moskës, sepse 8 milion shqiptarët që jetojnë në këtë zonë janë sot epiqendra e politikës amerikane këtu, dhe mund të krijojnë realisht rikrijimin e Arbërisë së Re me disa shtete shqiptarë.

Në fakt këtë ardhje të mundëshme historike e kanë pas parashikuar disa kryeministra serbë: edhe Pashiç kështu ka pas menduar kur kërkonte asimilim apo dëbim të shqiptarëve drejt Turqinë, madje, po njëlloj edhe Rankoviçi gjatë shtetit komunist të federatës jugosllave.

LEXO EDHE:  Bieber: Fantazma e Shqipërisë së Madhe shërben për të krijuar frikë

Gjithë armiqësia serbe dhe greke kundër shqiptarëve, e cila ka shkuar deri në genocid, një frikë e ringjalljes së Shqipërisë si Arbëri e Re ka qenë.
Por sot kjo frikë është bërë konkrete, sepse procesi i rikrijimit të Arbërisë së Re, në fakt, po kuptohet qartë sa ka filluar.

II. Pikërisht këtu vjen dhe spikat me akt kundër, edhe korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë. Po cila është kundërshtia që parqet korrupsioni aktual shqiptar?
Brenda konceptit të Arbërisë së Re, politika amerikane, pasi dha ndihmesën thelbësorë në krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës, filloi implementimin ligjor të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Reforma amerikane për drejtësi shqiptare është në fakt hapi kryesor dhe vendimtar ku duhet të fillojë realisht procesi i Arbërisë së Re.

Kjo reformë, në fakt, në thelbin e saj është implementimi ligjor ku duhet të mbështetet një purgo reale e të gjithë korrupsionit shtetëror shqiptar. Pikërisht mundësia e kësaj purgoje ka krijuar sot frikën dhe shqetësimin e të gjithë të korruptuarve shqiptarë që kanë drejtuar vendin në qeverisjen e 15 vjetëve të fundit. Prandaj këta janë hedhur ndërkaq në aktin e destabilizimit të Shqipërisë, si shpresë për të shpëtuar me mbijetesë, duke shkatërruar Shqipërinë.
Sigurisht që ky është një akt ultrabanditesk, por në fakt është brenda natyrës që mban me vete psikologjia e një krimi shtetëror.

lll. Çfarë përmban si kuptim vetë Reforma në Drejtësi, të cilën e ka paraqitur në Shqipëri Politika amerikane?
Fenomeni i ri panshqiptar që ka nisur në Ballkanin Perëndimor nuk mund ta pranojë brenda vetes fluksin politik të korruptuar, as në Tiranë dhe as në Prishtinë. Prandaj e gjithë klasa politike shqiptare e ka të pamundur që të qëndrojë në politikën e re shqiptare, e cila duhet t’i kthehet administrimit ligjor dhe një partneriteti real me Perëndimin.

Por reforma në fillim ka nisur në Shqipëri, dhe pasi të përfundojë këtu, sigurisht që po njëlloj ajo do të shkojë edhe në Kosovë.
Kjo është sak arsyeja pse korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, tani është i trembur nga Reforma në Drejtësi, dhe prandaj është dhe i çoroditur.

Këta të korruptuar mendojnë se mund të shpëtojnë duke destabilizuar Shqipërinë dhe të sabotojnë Arbërinë e Re, edhe pse realisht nuk e shohin dot këtë, sepse nuk e dëshirojnë. Gjithsesi ata e kuptojnë që ribashkimi i Shqipërisë ka trembur Beogradin dhe Moskën dhe kjo mendojnë se mund t’i çojë në partnership atishqiptar. Nga Beogradi dhe nga Moska po kërkohet destabilizimi i Shqipërisë, kërkesë kjo që realisht është edhe në motivin e vetë korrupsionit të lartë shqiptar.
Por a mund ta bëjnë dot destabilizimin e Shqipërisë të korruptuarit e lartë shtetërorë të saj?
Deri tani, asgjë nuk kanë bërë dot, sepse shqiptarët nuk po iu përgjigjën ish deputetëve që kanë lënë mandatet e deputetit për të bërë revolucion në destabilizimin e Shqipërisë.

Por gjithsesi kjo shpresë e Beogradit dhe e Moskës që po kërkon të mbështetet te korrupsioni i lartë shqiptar për të destabilizuar Shqipërinë, edhe pse deri tani nuk ka treguar asnjë lloj force, ka ngritur tensionin në Uashington. Prandaj kuptohet qartë që pikërisht për këtë arsye, të martën që vjen, në datën 9 prill, pritet të vijë në Tiranë Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Palmer. Dhe sigurisht që, duke e ditur motivin e opozitës shqiptare, nga pozicioni i forcës, ky do të shuajë çdo protestë të mundshme dhunuese të rendit kushtetues në Shqipëri. Por, në të njëjtën kohë, pritet që ky zyrëtar i lartë ta godasë si antidemokratike veprimin e opozitës që hoqi dorë nga mandatet e deputetit. Në anën tjetër ai do t’i japë hapësirë reale pranimit të Parlamentit të plotësuar aktual, i cili duhet të vijojë me shpejtësi Reformë në Drejtësi.
Zyrëtari amerikan pritet të kërkojë nga Parlamenti aktual shpejtimin real të Reformës në Drejtësi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    8 Prill, 2019 at 11:52 am

    Mjere ato portale qe pasqyrojne kllapite e nje plaku te fandaksur

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Të pathënat e reformës në drejtësi/ Zbardhet raporti

LEXO EDHE:  Wolfgang Petritsch: Zgjidhja për Kosovën pa SHBA dhe Rusinë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Vatikani nxjerr sekretet për Shqipërinë/ Zbulohen dokumentat e panjohura

LEXO EDHE:  Bieber: Fantazma e Shqipërisë së Madhe shërben për të krijuar frikë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: