Connect with Us

Meta takon zyrtarin e lartë të OSBE/ Thirrje për dialog mes palëve politike

Aktualitet

Meta takon zyrtarin e lartë të OSBE/ Thirrje për dialog mes palëve politike

Publikuar

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshëndeti si i Ftuar Nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës.

Në fjalën e tij, presidenti Meta falënderoi Presidentin Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm Greminger për mbështetjen e Kryesisë shqiptare të OSBE në 2020-n.

Meta gjithashtu vlerësoi rolin gjithnjë e në rritje të Asamblesë Parlamentare, veçanërisht në monitorimin e zgjedhjeve, që ndihmon mbrojtjen e demokracisë, sigurisë dhe besimit në gjirin si dhe ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.

Presidenti theksoi se është me rëndësi të madhe që OSBE-ja të mbetet një platformë për dialog, bashkëpunim dhe siguri si dhe të bëjë më shumë edhe për të ndihmuar vendet e rajonit drejt rrugëtimit të tyre europian dhe euroatlantik.

Po ashtu, Meta u shpreh se nuk është aspak i kënaqur me zhvillimet e fundit politike në vend. Ai tha se shpreson që vendi të marrë një kthesë 180 gradë, sa më shpejt të jetë e mundur.

” S’e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale”. tha Meta.

Fjala e plotë e presidentit të Republikës Ilir Meta:

“I nderuar Presidenti Tsereteli,

I nderuar Sekretari i Përgjithshëm Greminger,

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare Montella,

Anëtarë të Byrosë,

Zonja dhe zotërinj,

Është një kënaqësi e madhe për të marrë pjesë në këtë takim të Byrosë, me ftesën e George-t dhe Roberto-s, të cilët më kanë ofruar mundësinë për të ndarë me ju disa nga pikëpamjet e mia, në kontekstin gjithashtu të Kryesimit të Radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020.

Shqipëria ka një bashkëpunim të gjatë dhe të shkëlqyeshëm me Asamblenë Parlamentare, një gur themeli i përpjekjeve të OSBE-së për siguri dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës.

Dëshiroj të falënderoj Presidentin Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm Greminger për mbështetjen e fuqishme që i është dhënë kandidimit shqiptar në 2020-n, që padyshim do të ketë sukses me një ndërveprim intensiv dhe bashkëpunim me Zyrën e Asamblesë së Përgjithshme, me Sekretariatin e OSBE-së dhe të gjitha institucionet autonome të OSBE-së.

Jam e kënaqur që Asambleja Parlamentare e OSBE-së vazhdon të jetë një forum shumëpalësh efektiv që i drejtohet për zgjidhje çështjeve kritike dhe sfidave ndërkombëtare përmes dialogut dhe mbështetjes ndërparlamentare.

Dua të vë në dukje se e vlerësoj shumë rolin gjithnjë e në rritje të Asamblesë Parlamentare, veçanërisht në monitorimin e zgjedhjeve, që ndihmon nxitjen e demokracisë, sigurisë dhe besimit në gjirin si dhe ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.

Për më tepër, përmes shtrirjes rajonale të katër përfaqësuesve tuaj të posaçëm dhe punës tematike të komisioneve për luftën kundër terrorizmit dhe menaxhimin e flukseve të migracionit, ju e çoni përpara diplomacinë dhe dialogun ndërparlamentar në mënyrë të prekshme brenda hapësirës së OSBE-së.

Dialogu i vëmendshëm dhe interaktiv është çelësi për të kuptuar kërcënimet reale ndaj lirive themelore, demokracisë dhe sundimit të ligjit pranë dhe larg nesh, si dhe për të luftuar akoma dhe më mirë terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në të gjitha format që mund të shfaqen.

Shqipëria mirëpret 25-vjetorin e Grupit të Kontaktit me Partnerët Mesdhetarë dhe jemi shumë të lumtur që në këtë jubile do të kryesojmë Grupin. Ne ndajmë lidhje të vjetra miqësie me Partnerët tanë Mesdhetarë për Bashkëpunim, të rrënjosura thellë në histori, në kulturë dhe në tradita.

Kështu që jemi të mirëpajisur dhe nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të siguruar që kontakti në kuadër të këtij Grupi të jetë kuptimplotë dhe të kontribuojë për rritjen e sigurisë tonë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Meta akuza të forta Ramës

Unë dua të ndaj me ju se gjatë vizitës sime të fundit në Egjipt gjeta një mirëkuptim të plotë se bashkëpunimi dhe solidariteti në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm është i domosdoshëm për një rajon të Mesdheut në paqe dhe të begatë.

Shqipëria do të vazhdojë të ndërtojë mbi përparësitë e Sllovakisë, nga të cilat do të nënvizoja nevojën për t’u përqendruar te popujt e prekur nga konflikti dhe multilateralizmi efektiv, që tani janë më të rëndësishme se kurrë.

Ne ndajmë shqetësimet e shumë vendeve të OSBE-së kur bëhet fjalë për krizën në dhe përreth Ukrainës, si dhe për konfliktet e tejzgjatura në Trans-Dniestër, Gjeorgji dhe Nagorni-Karabak dhe përsërisim se është detyrim jo vetëm i shteteve, por edhe i aktorëve jo-shtetërorë dhe atyre që kanë kontrollin e këtyre zonave, për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të të gjithë popujve.

Shqipëria mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin tonë të përbashkët për të përballur dhe kapërcyer sfidat serioze që po kalon rajoni i OSBE, që nga migracioni ilegal e deri te shkeljet e të drejtave të njeriut, lufta kundër terrorizmit, VERLT (lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon drejt terrorizmit), etj., për të cilat Asamblesë Parlamentare të OSBE-së i takon të luajë një rol jetësor.

Është me rëndësi të madhe që OSBE-ja të mbetet një platformë për dialog, bashkëpunim dhe siguri si dhe të bëjë më shumë edhe për të ndihmuar vendet e rajonit drejt rrugëtimit të tyre europiane dhe euroatlantik.

Së afërmi, Shqipëria pret Raportin e Përparimit të Komisionit Europian dhe vendimin pasues të Këshillit Europian lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim. Do të kisha dashur një gjendje më optimiste politike të vendit tonë, të paraprirë nga një dialog politik i mirëstrukturuar dhe konsensus i përparuar mbi 5 fushat kryesore të reformave.

S’e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Në këtë drejtim, dua të theksoj arritjen e madhe që shënoi ky rajon me Marrëveshjen e Prespës ndërmjet Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, të arritur përmes dialogut konstruktiv dhe të mbështetur në premisat e domosdoshme të një të ardhmeje të përbashkët euroatlantike dhe europiane.

Ftesa për pranimin e Republikës e Maqedonisë Veriore në NATO ishte vendimi i duhur i marrë në kohën e duhur. Nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe përshpejtimi i rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Europian do të përfitojë jo vetëm ai vend, por gjithashtu do të përkthehet në një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë.

Ndërsa një dritare tjetër e mundësive rajonale paraqitet nga dialogu Kosovë-Serbi, dua të theksoj se është me rëndësi jetike që të dyja palët përgjegjëse në këtë proces të rifillojnë bisedimet e tyre duke synuar një marrëveshje përfundimtare që të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme, dhe që të respektojë vlerat dhe parimet europiane, të normalizojë marrëdhëniet e tyre dypalëshe dhe të forcojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Ju falënderoj për vëmendjen tuaj dhe ju siguroj mbi mbështetjen maksimale për të rritur kontaktet dhe për të thelluar dialogun dhe bashkëpunimin tonë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në të ardhmen!

Mbështetem te të gjithë ju për suksesin e Kryesisë shqiptare të OSBE-së në vitin 2020-të dhe pres t’ju takoj të gjithëve në të ardhmen e afërt!”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Presidenti Meta dekoron këshilltarin politik të CDU-CSU

LEXO EDHE:  “Ministria e Brendshme”/ Ambasadorja franceze mesazh të fortë Ramës dhe Metës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Në panik nga shkarkimi/ Provokon Meta

LEXO EDHE:  Meta për Anti-KÇK-në e Ramës/ Nuk luftohet krimi me fushata

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: