LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë/ Emërimi i anëtarëve të KQZ përfundon në Kushtetuese

8 Prill 2019, 17:02, Aktualitet CNA
Kosovë/ Emërimi i anëtarëve të KQZ përfundon

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate, dërguan të hënën në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e presidentit të Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sikurse raporton radio VOA: Më 28 Mars, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emëroi tetë anëtarë të rinj të këtij komisioni, por ende dy vende kanë mbetur bosh e të cilët janë të rezervuar partitë e koalicioni qeverisës, një pjesë e të cilave kanë shprehur pakënaqësi për mos përfshirjen e përfaqësuesve të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, tha se me emërimet nga ana e presidentit të Kosovës, u janë shkelur të drejtat e këtyre partive si grupe parlamentare të përfaqësuara në parlamentin e Kosovës.

?Për këtë arsye kemi sfiduar këtë dekret në gjykatën kushtetuese. Presim që gjykata kushtetuese të na jep të drejtë në atë që e kemi ngritur sot. Mendojmë se dekreti i presidentit nuk është në përputhje me kushtetutën përkatësisht interpretimit të nenit 139 të paragrafit katër, është i gabuar dhe si i tillë duhet të shfuqizohet?,tha zoti Sherifi.

Të tri partitë politike thanë se janë duke luftuar edhe në mbrojtjen e pluralizmit në Kosovë dhe në vendosjen e siç thanë, rendit kushtetues në vend.

Çështja e emërimit të anëtarëve të rinj të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve kishte nxitur debate të shumta por edhe reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë, meqë mos zgjedhja e tyre, kishte bërë që ky institucion i cili me kushtetutë mban dhe mbikëqyr sistemin zgjedhor në Kosovë, të mbetet jo funksional që nga marsi i vitit 2018.

Lajmet e fundit nga