Connect with Us

Kandidatët online, gënjeshtra e radhës nga Lulzim Basha

Aktualitet

Kandidatët online, gënjeshtra e radhës nga Lulzim Basha

Publikuar

-

Në janar të vitit 2017, demokratët priten me entuziazëm faktin se do të votonin online, apo do të propozonin kandidatët e tyre të mundshëm për deputetë, të cilëve do t’ju bëhej edhe Vettingu dhe më pas do të shqyrtoheshin sipas statutit, nga degët, kryesia e PD-së dhe më tej deri në listën përfundimtare.

Të njëjtën tezë, Lulzim Basha e përsëriti edhe së fundi. Por, këtë herë me një ndryshim. Nuk do të propozohen vetëm kandidatët, por do të përzgjidhen kandidatët dhe më pas do të kalojnë në një Vetting, e të tjera e të tjera.

Duke qënë një proçes për zgjedhjet lokale, seleksionimi i tyre ka një proçedurë tjetër.

E për të gënjyer dhe për ta shitur, “sikur ç’po bën”, Lulzim Basha, ka sjellë dy konservatorë anglezë, me të cilët po mashtron demokratët dhe opinionin publik se po bën Vettingun e deputetëve.

Në fakt Vettingu i deputetëve është bërë, atë e bëjnë strukturat e PD-së, sepse i njohin mjaft mirë në bazë, kush ka reputacion dhe kush jo. Kush mbledh vota dhe kush jo.

Por, problemi qëndron tek fakti se Basha nuk e dëgjon bazën e Partisë Demokratike. Ashtu siç bëri në zgjedhjet e 2017-ës, kur vendosi një listë skandaloze, me një tufë palaçosh e sharlatanësh, të cilëve iu dogji mandatet, pasi një pjese të tyre iu mori edhe paratë, për t’i vënë në krye të listave.

Në 2017-ën askush nuk e mendonte se do të ndodhte një skandal i tillë, por ja që ndodhi. Dhe sot, Lulzim Basha për të nxjerrë jashtë vetes përgjegjësitë e shitjes së kandidatëve, që listat përgatiteshin në zyrat e familjarëve të tij, do të bëjë një tjetër proçedurë.

Do të bëhen propozimet online. Por, çështja është se për këto propozime, ku do të jetë serveri, ku do të mblidhen këto të dhëna, cili është database, për të cilat ai pretendon se do të ngrejë një komision?

Pra, kush garanton se këto të dhëna nuk manipulohen dhe nuk shkon sërish serveri tek kunati?

Prandaj, Lulzim Basha po përdor një skemë tjetër, që të nxjerrë ata që do ai, si do ai dhe kur do ai.

Në fakt nuk ka asgjë ndryshe nga kreu i PD-së, ai nuk ka ndryshuar sepse për këtë do të duhej të shkonte në bazën e PD-së, do të duhej që pas gjashtë vitesh të përfundonte zgjedhjet në bazën e PD-së, të riorganizonte degët, të cilat nuk i ka përfunduar ende.

LEXO EDHE:  Basha pranon gafën/ Theva statutin për emrat e kandidatëve, por s’kam keqardhje për largimet

Të zgjidhte kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve, të krijonte një PD solide me struktura në çdo qendër votimi, të ishte një parti dhe ky vetë një lider që të dëgjonte bazën. Të shkonte poshtë dhe të nxirrte emra dhe më pas t’ju bënte Vettingun, bashkë me kryesitë e degëve, ç’ka do të ishte shumë herë më e mirë sesa ajo që bëri në 2017-ën, duke u mbyllur në zyrë dhe nxjerrë një listë të turpshme.

Dhe ajo që po bën tani, duke përdorur skemën e 2017-ës, por në një formë ndryshe. Do përdorë gjoja një filtër nga konservatorët anglezë, pasi të votohen online. Në fakt, filtri dhe gjithçka duket qartë që do jetë e njëjta skemë si në 2017-ën, ku emrat do të kalojnë nëpërmjet familjarëve të tij.

E Basha nuk po bën gjë tjetër, thjeshtë po gënjen demokratët, me një gjoja votim online për kandidatët, por listat, një pjesë janë mbyllur, një pjesë janë duke negociuar pazarin e tyre, por edhe një skenar i tretë, që të gjitha këto të jenë gati apo të duket sikur Basha po punon me listat e kandidatëve për të bërë të mundur një gënjeshtër të madhe. Nxitjen e strukturave në bazë, për gjoja zgjedhje të parakohshme, të cilat ai shpreson t’i mbajë së bashku me zgjedhjet lokale.

Por, mesa duket në ato zgjedhje ai nuk do të marrë pjesë, dhe duke qënë se do jetë në bojkot, për të ndalur presionin e ndërkombëtarëve që ai të futet në zgjedhje, ka gjetur një skemë tjetër, që gjasme po përgatit kandidatët dhe për këtë po përdor proçedura votimesh online.

Thjeshtë një skemë mashtruese e kryetarit të PD-së, i cili nuk është se ndryshon shumë nga Edi Rama. Thjeshtë dhe vetëm e kopjon atë keq dhe përdor disa mënyra qesharake, të cilat tashmë ia kanë kuptuar të gjithë për shkak të inproduktivitetit që ai ka dhe paaftësisë epike si politikan./ CNA.al

Si Basha përsërit veten, pas dy vitesh

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD “shpërthen” ndaj ambasadores së BE

LEXO EDHE:  Basha pranon gafën/ Theva statutin për emrat e kandidatëve, por s’kam keqardhje për largimet

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Astrit Patozit dhe Doktorit, për Çakallin që shqyen kopetë/Nga Elvi FUNDO

LEXO EDHE:  2017, viti tragjik i Partisë Demokratike

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: