Connect with Us

 Horoskopi i ditës, 8 prill 2019

Aktualitet

 Horoskopi i ditës, 8 prill 2019

Publikuar

-

Horoskopi i ditës, 30 Maj 2021

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite e mbushur me çaste te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzojeni sa te mundeni dhe keni për te përjetuar ndjesi fantastike. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin e tyre dhe me shume gjase do i refuzojnë ftesat. Buxhetin do e menaxhoni ne çdo moment me përkujdes dhe maturi prandaj nuk do keni tronditje.

DEMI 21. prill – 21. maj

Yjet do mendojnë për gjithçka gjate kësaj dite dhe çdo çast ka për te qene fantastik për ju te dashuruarit. Mundohuni ta shfrytëzoni çdo moment sa me shume qe te mundeni. Beqaret nuk do jene me fat dhe do vazhdojnë te mbeten ende te vetmuar. Shpenzimet kryejini me maturi dhe me llogari sepse vetëm ne këtë mënyrë gjendja do mbetet e qëndrueshme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Kjo e sotmja do jete një nga ato ditët e rralla kur ju do përjetoni çaste te zjarrta dhe pasionante me partnerin. Shpesh do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do kenë pak mundësi për ta gjetur shpirtin e tyre binjak, por gjithsesi le te tentojnë njëherë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj bëni kujdes me te gjitha shpenzimet qe do kryeni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund t’iu largoje nga njeri-tjetrit. Po vazhduat kështu edhe për një kohe te gjate keni për t’u ndare. Beqaret do realizojnë një takim te papritur, por qe ka gjase te shndërrohet ne një lidhje afatgjate. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe, por kryeni çdo shpenzim me llogari.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Do jeni sensuale dhe shprehës sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme dhe nuk do doni asnjë çast te qëndroni larg partnerit. Beqaret ka rrezik te bëjnë edhe çmenduri vetëm qe ta gjejnë personin e duhur. Jo te gjithë do jene me fat. Ne planin financiar nuk duhet te bëni kurrsesi çmenduri sepse mund te lindin probleme me vone.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Plutoni do ju përkëdhelë tej mase sot ju te dashuruarve. Do i shprehni me më tepër pasion ndjenjat dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret nuk do jene gati për te bere ndryshime te statusit, por do pranojnë te dalin e te njihen me disa persona. Nesër nuk i duhet çfarë mund te ndodhe. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe do ndiheni keq.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Perspektivat janë shume te mira sot për jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia mes jush do jete e qete dhe pa problemin me te vogël. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te nisin menjëherë lidhje pasionante. Jetëgjatësia e saj nuk mund te parashikohet ende. Financat do jene me te mira dhe mund te kryeni pa frike disa shpenzime me tepër se zakonisht.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Here pas here do ndiheni keq dhe do mbylleni ne vetvete. Partneri do doje shume ta ndryshoje situatën, por nuk do mundet dot. Beqaret do jene me te favorizuar. Jeta e tyre do marre tërësisht një drejtim tjetër. Edhe ne planin financiar perspektivat duket te jene goxha te mira. Mund te kryeni edhe investime.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dilni, argëtohuni dhe bëni çdo gjë qe do mendoni te arsyeshme ju te dashuruarit. Jeta është e shkurtër dhe çdo çast duhet shfrytëzuar ne maksimum. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje do i refuzojnë edhe disa ftesa qe do ju bëhen. Buxhetin do ta menaxhoni me shume përkujdes dhe gjendja ka për t’u përmirësuar ndjeshëm.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite e gëzueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni gjate gjithë kohës dhe do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret duhet te bëhen gati për eksperienca te reja te cilat do i emocionojnë me tepër se asnjëherë me pare. Yjet do ju ndihmojnë t’i stabilizoni financat. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër për gjerat e domosdoshme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Do e forconi edhe me tepër lidhjen me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni vërtet si neper ëndrra. Ai do ju surprizoje ne momentet qe me pak e prisni. Beqaret do jene shume përzgjedhës dhe asnjë nga personat qe do iu afrohen, nuk do ju duken ne lartësinë e duhur. Buxheti do filloje dalëngadalë te ekuilibrohet. Me ne fund do merrni fryme lirisht.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume sensuale sot ju te dashuruarit dhe do e bëni partnerin te ridashurohet pas jush. Ne orët e pasdites dhe ne mbrëmje mund te kaloni edhe momente te këndshme. Beqaret do realizojnë plot takime, por jo te gjithë do pëlqejnë me te vërtetë dike. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe matuni disa here para se te kryeni shpenzime.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 19 nëntor 2018

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 8 gusht 2018

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 19 nëntor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 26 qershor 2020

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 15 tetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 8 gusht 2018

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE