Connect with Us

Dy nënat hidhen nga shkëmbi me 6 fëmijët/ Dalin në dritë detajet shokuese

Aktualitet

Dy nënat hidhen nga shkëmbi me 6 fëmijët/ Dalin në dritë detajet shokuese

Publikuar

-

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth një vit më parë në zonën e Mendocino në Kaliforni, ku humbën jetën dy gra, bashkë me gjashtë fëmijët e tyre  të adoptuar.

Ajo që ishte dukur si një aksident tragjik, në fakt ishte një rast dramatik vrasje-vetëvrasje.

Të dyja 38-vjeçaret, lezbike, e kishin organizuar atë aksident. Në fillim kishin droguar fëmijët e tyre, të gjithë nga 12 deri në 19 vjeç dhe më pas ishin hedhur të gjitha nga shkëmbi.

Në skenën e aksidentit të tmerrshëm u gjendën trupat e Jennifer dhe Sarah Hart (dy nënat), së bashku me fëmijët Abigal, Jeremiah dhe Markis.

Trupat e Sienna, Hannah dhe Devonte nuk u gjetën asnjëherë, por policia beson që edhe ato kanë humbur jetën në aksident. Vetëm tani është zbuluar që Markis kishte në trup 19 doza të Benadryl, një ilaç që përdoret për gjumë, gjithashtu edhe në trupat e djemve të tjerë që janë gjetur pas aksidentit.

Edhe Sarah kishte marrë doza të larta ilaçesh, ndërsa Jennifer ishte plotësisht e dehur. Të tjera prova që kanë zbuluar të vërtetën për dinamikën e ngjarjes janë nxjerrë nga sistemi Gps, nga kompjuteri i fuoristradës dhe nga celulari i Sarah.
Disa nga frazat e frikshme në celularin e Sarah- Në smartphonin e gruas ditën që familja kishte dalë me makinë u gjetën kërkime të tipit “500 mg Benadryl mund të vrasin një grua me peshë 120 kg?’, ‘Vdekja nga mbytja është relativisht pa dhimbje?”, “Duhet shumë për të vdekur nga hipotermia në ujë teksa mbytesh në një makinë?”

Raporte për abuzime tek të miturit.

Ditën e aksidentit familja kishte ndaluar në një supermarket për të blerë Benadryl, një ilaç që të dyja gratë ju jepnin fëmijëve për ti vënë në gjumë gjatë udhëtimeve me makinë. Me shumë gjasa fëmijët kanë qenë duke fjetur teksa Suv-i me te cilin udhëtonin ka rënë nga shkëmbi. Gjithashtu besohet që dy gratë kanë marrë këtë vendim tragjik pasi shërbimet sociale kishin marrë denoncime që fëmijët abuzoheshin prej tyre.

Aktualitet

Ligji për median online/ OSBE i “tërheq veshin” Ramës

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir i ka drejtuar një kërkesë kryeministrit Edi Rama, në lidhje me ligjin për mediat online në Shqipëri.

Në kërkesën drejtuar Ramës,  Harlem Desir shprehet se ligji mbi mediat online, duhet rishikuar dhe duhen bërë disa përpmirësime, në përputhje me standardin ndërkombëtar.

“Unë e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet, edhe pse disa përmirësime në projektligje ende duhet të futen. Shpresoj që rekomandimet tona të merren parasysh dhe se modifikimet do të futen gjatë procesit parlamentar për të siguruar pajtueshmëri më të mirë të legjislacionit të ardhshëm me standardet ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”-thuhet ndër të tjera në kërkesën e Harlem Desir.

Po ashtu, përfaqësuesi i OSBE, thekson se versioni i fundit i projektligjit për mediat audiovizuale përmban dispozita të reja që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj.

“Është pozitive që dispozitat problematike në lidhje me regjistrimin e emrave të domenit dhe bllokimin e përmbajtjes në internet janë hequr dhe se propozimi përfshin një përshtatje specifike të së drejtës për t’u përgjigjur në mjedisin e ri të botimeve elektronike’, thekson Désir.

Në letrën e tij, Désir deklaron edhe disa çështje të mbetura që ende duhet të adresohen, të cilat ai rekomandon për të ndryshuar në procesin legjislativ.

Rishikimi ligjor propozon, në veçanti, të modifikojë nenin 132/1 që i jep AMA-s kompetencën për të detyruar ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronike të publikojnë një kërkesë faljeje, të heqin përmbajtjen ose të futin një njoftim pop-up në rastet e shkeljeve të dispozitave në veçanti në neni i ri 33/1. Në këtë artikull, referimi ndaj ‘respektit të privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve’, i cili është i gjerë, i jep AMA-s fuqi të madhe të re që mund të ndikojë në lirinë e shprehjes.

‘AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave’, tha Désir.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fansat më të zjarrtë në botë/ Luana merr suprizën e veçantë pas koncertit

Publikuar

-

Shpesh herë moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca poston në llogarinë e saj në Instagram surprizat e veçanta që ka marrë nga fansat e saj të zjarrtë.

Gjithashtu së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një video ku tregon surprizën e këndshme që i kanë bërë fansat pas një koncerti të zjarrtë që ka mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Mjaft e emocionuar Luana shfleton fletët që ata i kanë dhuruar dhe tek secila prej tyre ka nga një dedikim.

Ata kanë zgjedhur të printojnë foto të këngëtares dhe poshtë tyre shprehin admirimin që kanë për të.

Një fans duket se ka kaluar përtej fotove dhe Luana ka zbuluar se ai i ka bërë dhuratë një varëse.

Kjo dhuratë duket se i ka pëlqyer shumë moderatores dhe e ka vendosur menjëherë.

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vetting brenda PD-së/ Aldo Bumçi: Ky është momenti më frymëzues

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka folur sot edhe për vettingun e brendshëm në partinë, në të cilën bën pjesë.

I ftuar në A2 CNN, Bumçi tha se Vettingu brenda PD-së do të jetë një “sitë”, për integritetin e figurave që do të nxjerrë para qytetarëve.

“Integriteti i figurave që kjo parti do t’i nxjerrë para qytetarëve. Kjo do të jetë një lloj site. Vlera është në momentin që flasim. Vitet e fundit pati një shkarje të rëndë në demokracinë e vendit, por nuk ishte problemi në atë që bëmë në të kaluarën, por çfarë po bënin në atë moment. Në këtë moment, PD vendosi të kishte kriteret e saj për të qenë së më përfaqësuese në vlerat e saj. Ne kemi bashkëpunuar ngushtësisht me Partinë Konservatore britanike”, tha Bumçi.

Gjithashtu, Bumçi tha se kjo verë e gjen PD-në të gjallë , në momentin më frymëzues.

“Kjo verë e gjen PD-në të gjallë, në këmbë dhe më frymëzuese në këto 6 vite. Jo vetëm në këto 6 vite, por edhe pak më shumë. Ky është momenti më frymëzues në PD. Treguesit janë aty. Është rikthyer i gjithë elektorati i djathtë. Në 2017-ën ne ramë ndjeshëm me rreth 200 mijë vota. Kanë ndryshuar disa gjëra. Qytetarët kishin nevojë për akte të forta për të fituar besimin. Çadra ishte një vendim i drejtë, por mënyra se si u zhvillua fushata krijoi një moment besimi. Pas zgjedhjeve të 2017-ës ka qenë momenti më i ulët, mendoj që pas 1997, por ishte një krizë akute”, u shpreh ish-deputeti demokrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE