LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështon protesta e Monikës në Cërrik/ Vetëm 7 persona dalin për ta pritur

8 Prill 2019, 14:01, Aktualitet CNA
Dështon protesta e Monikës në Cërrik/ Vetëm 7 persona

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhika zhvilluar disa takime me fermerët në Bashkinë e Cërrikut.

Kryemadhi ishte për t?u njohur më nga afër me problematikat e fermerëve në ditët e sotme, të cilët kanë dalë herë pas here në protesta.

Ajo çfarë shkohet nga fotot e realizuara në këtë takim është pjesëmarrja shumë e ulët e personave të pranishëm. Kryemadhi nuk ka nxjerrë edhe shumë foto të këtij takimi në rrjetet e saj sociale, për të fshehur edhe pjesëmarrjen e pakët në takim.

?Sot ishim përsëri në takim me fermerë dhe banorë të Bashkisë së Cërrikut, të cilët kanë problem shumë të madh përsa i përket prodhimeve të tyre në sera dhe në pemtari.

Ndihen të pashpresë, ndihen të papërkrahur, ndihen dhe të vetmuar në të gjithë angazhimin e tyre dhe në iniciativën e tyre që duan të bëjnë diçka për familjet e tyre. Mos të harrojmë që 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë shqiptare dhe subvencioni që vjen nga shteti nuk është as 0.7% e Buxhetit të Shtetit në ndihmë të fermerëve dhe të blegtorëve.

Nga malësitë e Dibrës dhe sot nga fushat e Cërrikut, apo edhe nga kodrat e mrekullueshme të Dumresë, shikojmë se problemet janë të njëjta, si për blegtorët, ashtu dhe për pemtarët, ashtu dhe për fermerët, ashtu dhe për ata që kanë investuar në serat e tyre edhe pse subvencionet janë 0. Ku çmimet janë shumë të larta për plasmasin, për hekurin. Ku ata paguajnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike, për pompat e ujit, apo fatura të larta të ujit për vaditje.

Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare?,- ka thënë në takim Monika Kryemadhi. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga