LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati-Ministri Klosi: 6 milion turistë/Andi Bejte: Paske numëruar edhe dy kushërinjtë e mi nga Amerika

8 Prill 2019, 21:37, Aktualitet CNA
Debati-Ministri Klosi: 6 milion turistë/Andi Bejte: Paske numëruar

Ministri Blendi Klosi është i bindur teksa thotë se Shqipërinë e kanë vizituar 6 milionë turistë. Në ?Opinion? ai tha se kjo shifër del nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme në bazë të sistemit TIMS.

?Nuk ka diskutim që është ky numër, dalin nga të dhënat në dogana të pasaportave që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë ndenjur më shumë se 24 orë në vendin tonë. Janë pasaporta ato, që kanë konsumuar hoteleri, shërbim. Kjo shifër është e padikutueshmë?, tha ministri i Turizmit.

Sipas tij nëse ka një gjë që është dyshifuar në këto vite të qeverisë Rama është dyshifimi i turistëve.

?Po pyetja është a kemi mundësi që në të presim më shumë, qëllimi është 10 milionë?, theksoi zoti Klosi.

Andi Bejtja: Dy kushërinjtë e mi erdhën në Shqipëri nga Amerika se patën një vdekje, ata nuk janë turistë. Shumë shqiptarë kanë pasaporta të huaja, le të mos harrojmë këtë. /Opinion.al

Lajmet e fundit nga