LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burrë dhe grua shkrumbohen në banesë/ I moshuari tregon tmerrin

8 Prill 2019, 07:17, Aktualitet CNA
Burrë dhe grua shkrumbohen në banesë/ I moshuari tregon tmerrin

Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen me tetë anëtarë nga fshati Breg i Pukës. Banesa e tyre u përfshi nga zjarri dhe për pasojë humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Petrit e Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç.

Ata në momentin e zjarrit po flinin në katin e dytë , ndërsa nuk arritën të dilnin gjallë nga shtëpia. Fatmirësisht katër fëmijët dhe gjyshërit e moshuar shpëtuan për mrekulli.

Pas ngjarjes së rëndë, i zoti i shtëpisë, Pal Gjoni për Neës 24 ka treguar tmerrin që ka parë me sytë e tij. Ai shprehet se ka thirrur djalin për të shpëtuar gruan e paralizuar, por kjo thirrje nuk u dëgjua asnjëherë pasi ai së bashku me bashkëshorten ndërruan jetë duke lënë pas katër fëmijë jetimë.

?Kam dëgjuar tjegullat që kërcisnin kur me doli gjumi. Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. I kam thirrur djalit qe të nxirrte gruan që kam të paralizuar. Ai nuk mu përgjigj kurrë me. U gëzova kur pashë që fëmijët ishin në oborr.  Ajo qe me ndodhi mua, mos i ndodhtë kujt?, tha i moshuari.-raporton BW.

Çifti i të moshuarve është strehuar në një shtëpi tek të afërmit në fshat, ndërsa katër fëmijët pas mjekimit janë dërguar tek të afërmit e nënës së tyre.

Tragjike/ Burrë dhe grua digjen në banesë, shpëtojnë katër fëmijët

Lajmet e fundit nga