LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nëse do të kishte vënë rripin e sigurimit..."/Doktori i famshëm flet për aksidentin e princeshë Diana

7 Prill 2019, 13:25, Kuriozitete CNA
"Nëse do të kishte vënë rripin e

Princeshe Diana, 36 vjeçe, dhe i dashuri i saj Dodi Fayed, 42 vjeç, humbën jetën kur Mercedesi me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një nënkalim në kryeqytetin francez në gusht 1997.

Dr. Richard Shepherd i cili njihet si një nga patologët më të njohur të forenzikës në botë, rishqyrtoi trupin e princeshës për hetimin zyrtar të vdekjes së saj në një aksident automobilistik të ndodhur në Paris dy dekada më parë.

Shepherd ka treguar se Princesha e ndjerë humbi jetën si pasojë e një dëmtimi të vogël, por në një vend fatal.

RRËFIMI I TIJ:

Lëndimi i saj specifik është aq i rrallë sa që në tërë karrierën time nuk besoj se kam parë një tjetër rast.Ajo në të vërtetë kishte vetëm disa kocka të thyera dhe një dëmtim të vogël në gjoks, por kjo përfshinte një të çarë të vogël tek një nga venat në mushkëritë e saj.

Për shërbimet e ambulancës ajo dukej e plagosur, por në gjendje të qëndrueshme, veçanërisht pasi ajo ishte në gjendje të komunikonte. Ndërsa të gjithë u përqendruan tek Rees-Jones, e çara në venën e saj vazhdonte të shkaktonte hemorragji ngadalë në gjoks.

Në ambulancë, ajo gradualisht humbi vetëdijen. Kur pësoi një arrestim kardiak, u bë çdo përpjekje për ta ringjallur dhe në spital iu nënshtrua një operacioni.

Aty u zbulua problemi dhe mjekët u munduan ta riparonin venën. Por, fatkeqësisht, deri atëherë ishte tepër vonë?

Gjithsesi dëmi më i madh në këtë rast mund të kontrollohej nga vetë ajo?nëse do të kishte vënë rripin e sigurimit.

 

Burimi:https://www.dailymail.co.uk/news/article-6894457/Princess-Dianas-fatal-injury-tiny-just-wrong-place-says-DR-RICHARD-SHEPHERD.html?fbclid=IwAR3AVUHB9TzqG3302ygElHhG7REjDD-bxszOnFSDGGDyOL03XGqOD9d78-A&fbclid=IwAR0Eu1K6EOqOulU3CrBesVh8mxHWnf6yAbgCPVcXWvsJPt9zFpsIWxF8ykU

Lajmet e fundit nga