Connect with Us

Humb kontrollin e makinës/ Në gjendje të rëndë një 23 vjeçar

Aktualitet

Humb kontrollin e makinës/ Në gjendje të rëndë një 23 vjeçar

Publikuar

-

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit.

Sipas informacioneve, Gjovan Vocaj, 23 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit 54 vjeçari Muhamet Mehaj ka marrë plagë të lehta.

Të dy janë transportuar me urgjencë në spital.

Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD në heshtje/ Kikia debat me Alibeajn: Ka dalë për “piknik”!

Publikuar

-

Nga

PD në heshtje/ Kikia debat me Alibeajn: Ka dalë për "piknik"!

Gazetari Mentor Kikia ka shprehur kritika për heshtjen e PD-së gjatë kohëve të fundit. Ai i thotë ish-deputetit Alibeaj se PD ka dalë në “piknik” dhe shpreheni shumë të bindur në fitore ndërkohë që mazhoranca vijon me punën.

“Thoni që teksa ata zihen, ju keni shkuar në piknik. E keni të sigurt që do fitoni, keni me apo lista të hapura, me apo ndryshime kushtetues e keni të sigurt fitoren. Halli i shqiptaëve nuk është të vini ju në pushtet. Halli i tyre është se përveç se të zgjedhin një qeveri të keqe më të vogël, dua që të kemi një mekanizëm poltik që të më garantoj një sistem demokratik” – tha Kikia gjatë emisionit “Pa Protokoll”

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Tiranë/ Humbin jetën 2 vajza adoleshente, 3 të tjerë në spital



Alibeaj thotë se PD nuk ka shkuar për piknik por vijon të prezantohet programi politik. Ai shprehet se Ramës i mungojnë kauzat politike.

LEXO EDHE:  Ecte me shpejtësi skëterrë/ Përfundon në kanal një automjet

“Po flas për diçka që shkon përtej PD-së, shkon drejt interesit publik. Sa për piknikun ne nuk jemi në piknik. Ramës i mungon sot çdo lloj kauze politike, Rama ia ka marrë valles. Po tërheq hapjen e listave. Ai do të shtyj ditët. Nuk është piknik tu thuash njerëzve unë jam ky që jam dhe ne kemi ketë program politik” – u përgjigj Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike në Pogradec/ Një grua gjendet e pajetë në banesë, brenda ishte dhe një fëmijë

Publikuar

-

Nga

Tragjike në Pogradec/ Një grua gjendet e pajetë në banesë, brenda ishte dhe një fëmijë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, është gjetur e pajetë në banesën e saj. Policia ka gjetur trupin e pajetë që është transportuar në morg, ndërsa në banesë ka qenë edhe një fëmijë i cili ishte me sheja jete.



Fëmija është dërguar menjëherë në pediatrinë e qytetit. Mësohet se një muaj më parë viktimës i kishte vdekur dhe bashkëshorti. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Ta hapim aeroportin e Vlorës në fund të 2020”/ Grida Duma nxjerr “bllof” Ramën

Publikuar

-

Nga

Video-“Ta hapim aeroportin e Vlorës në fund të 2020”/ Grida Duma nxjerr “bllof” Ramën

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka publikuar një video ku shfaqet me zë dhe figurë kryeministri Edi Rama teksa premtonte në 2018 hapjen e aeroportit të Vlorës pak para fundit të 2020.

Gjithashtu është dhe një sekuencë e shkëputur nga fjalë e kryeministrit sot në Vlorë, teksa e përmendte sërish aeroportin e Vlorës.
Duma thekson se Rama ka premtuar në këto 8 vite vetëm projekte 3D, të cilat nuk kanë mbaruar.



“Ça s’na dëgjuan veshët, e kurrë s’na i panë sytë. Projekte imagjinare, projekte të freskëta, projekte të reja, projekte të vjetra, projekte të projektuara, projekte të pa mbaruara. 8 vjet plot me projekte 3D. 8 vjet gënjeshtra 3D. BËNI KUJDES NGA PROJEKTUESI I MASHTRIMEVE! Shumë shpejt do jetë një ëndërr e keqe!”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE