Connect with Us

Gazetari i përvishet Ramës/ “O Rrok! O Dështak!”

Aktualitet

Gazetari i përvishet Ramës/ “O Rrok! O Dështak!”

Publikuar

-

Edi Rama quan kazan zerin e amerikes

Analiza e drejtorit të Zërit të Amerikës për Euroazinë, Elez Biberaj, i cili pohonte se Rama është bërë më arrogant ka sjellë reagimin e publikut.

Ndërkohë që gazetari Ylli Dylgjeri, përmes një postimi në rrjetet sociale përshkruan se si ndërkombëtarët e shohin kryeministrin Rama.

Postimi i plotë:

Ky është Komision Disiplinor – zoti Rama

Qesharak! I deformuar deri në ind. Çfarë të mbetet sot kur po ta bën portretin Drejtori i Medias prestigjoze “Zëri i Amerikës” që transmeton në dhjetra gjuhë të botës.

I DASH-it usta!

Apo është ai Elezi… Ai i vjetri kur e shanim kafeve? Apo Elezi i PD-së? Apo Elezi i Doktorit, Elezi i përndjekur, Elezi i shitur?

Fol! Bëj prap thëëëthëthëëë tani…Ose ngri

prap Komisione Diplinore për anësi politike,

për mbajtje krahu, për shkelje të Statusit të nëpunësit Civil, për fjalor jo të hijshëm!

O Sportist! O Bojaxhi me Akademi! O Ndoc!

O Rrok! O Dështak!

LEXO EDHE:  Nga berberët e dentistët te qendrat tregtare dhe lokalet"/ Rama flet për hapjen

Ja ky është portreti yt sot në sy të ndërkombëtareve:

Elez Biberaj për Edvin Ramën:

“…Rama është bërë dukshëm më autoritar,

më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. ..Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.”

Do më?  /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mbrëmjen e sotme në Llaushë të Skenderajt në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti  në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, është shprehur Zahiti./CNA.al

LEXO TE PLOTE