LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të largohet nga TV Klan? Zbulohet takimi i Orinda Hutës me Zana Çelën

7 Prill 2019, 09:53, Aktualitet CNA
Do të largohet nga TV Klan? Zbulohet takimi i Orinda Hutës me Zana

Ditën e djeshme moderatorja e njohur Orinda Huta u fotografua duke biseduar me drejtoreshën e Teatrit të Operës, Zana Çelën në zonën e Kinostudios dhe kudo në media filloi të përflitej se ekzistonte mundësia që ajo të largohej nga ?TV Klan?.

Fillimisht u raportua se takimi në fjalë nuk kishte lidhje me emisionin ?Jo vetëm modë? që moderon Orinda Huta në ?TV Klan?, por dyshohej se kishte të bënte me ndonjë projekt të Teatrit të Operës.

Së fundmi, disa burime kanë pohuar për ?revistawho.com? se ?Orinda do të drejtojë festivalin operistik, ?Marie Kraja?, i cili do të organizohet në datat 18,19 dhe 20 prill në Tiranë.?

Megjithatë vlen të theksohet se nuk ka pasur asnjë konfirmim publik nga dy personazhet e njohura./Burimi:Revista who

Lajmet e fundit nga