LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha hedh “bombën”/ Super vjedhje nga këta deputetë

7 Prill 2019, 12:49, Aktualitet CNA
Berisha hedh “bombën”/ Super vjedhje nga këta

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar tenderat e fituar nga deputetë dhe të afërm të tyre të mazhorancës.

Sipas tij, nga deputetët e Partisë Socialiste është realizuar një ?supervjedhje?.

Postimi i plotë:

Super vjedhje!

Baxhanaku i shokut Edvin, Hajdut Frangu dhe 4 narkodeputete hajdute kane fituar 478 tendera me vlere 134 miliarde (leke te reja)

Miq, parate tuaja dhe takspaguesve jane vjedhur nga pushtetaret dhe akrabaja tyre.

Keshtu,

-Baxhanaku fort i dashur i shokut Edvin,
Hajdut Armand Frangu ka fituar nga parate e takspaguesve 50 tendera me vlere 22 miliarde leke

Kurse,

-Narkodeputeti Hajdut Sadri Abazi ka fituar 82 te der me 44,3 miliarde leke

-Narko deputeti Hajdut Ilir Beqja ka fituar 145 tendera me 45 miliard leke

-Narkodeputeti Hajdut Pjerin Ndreu ka fituar 92 tendera me vlere 11,3 miliarde leke

-Narkodeputeti Hajdut Qefalia ka fituar 106 tendera me vlere 10,2 miliarde leke

Miq, rekorde te zeza kane shushunjat monstra te Edvinit kater prej te cilave Ndrikull Hajne Nushi, kumbar Hajdut Gjici, kumbar hajdut Fusha dhe kumbar hajdut Papuli kane fituar se bashku 1740 tendera dhe kane fituar dhe ndare me qeveritaret hajdute 192 miliarde leke (te reja).

Ky te dashur miq eshte sundimi i Kakistokracise; droge, vjedhje, krim shteteror!

Per me hollesi lexoni raportin e gazetarit investigativ. sb

Deputetët e PS përfitojnë nga tenderat, ndërkohë që ligji i ndalon të marrin fonde publike

Sipas një raporti të publikuar së fundi tregon se disa deputetë të Partisë Socialiste kanë marrë tendera dhe pse ligji i ndalon.
Marrja e tenderave ka qenë një debat që gjithmonë ka qenë në poltike, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën. Po kur akzuat mes palëve janë të forta, provat flasin se disa deputetë kanë marrë tendera në kundërshtim me ligjin.
Sipas një raporti të publikuar së fundi tregon se disa deputetë të Partisë Socialiste kanë marrë tendera dhe pse ligji i ndalon.
?4 Deputetet e Partise Socialiste, nepermjet 5 shoqerive, kane perfituar 428 tendera pra 19% te tenderave te perfituara nga oligarket, me vlere 111 miliard leke ose 89,2 milion euro pra 32% e vleres se perfituar nga oligarket?, thuhet në raport.
Ilir Beqaj, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, janë deputetët e Partisë Socialiste që kanë marrë tendera në vitet e fundit.

RAPORTI I PLOTË
PERMBLEDHJE MBI TENDERAT E PERFITUARA NË 2014 ? 2019

PERFUNDIM: 11 Oligarket, nepermjet 19 shoqerive, kane perfituar 2282 tendera, me vlere 352 miliard leke ose 281 milion euro. Nga te cilat, 646 pa gare, me vlere 27,3 miliard leke ose 22 milion euro.
PERMBLEDHJE MBI TENDERAT E PERFITUARA NGA 4 DEPUTETET E PARTISE SOCIALISTE 2014 ? 2019
0. ILIR BEQAJ
Nepermjet dy shoqerive INTECH + shpk dhe FASTECH shpk, ka perfituar 148 tendera, me vlere 45 miliard leke ose 36 milion euro. Ng ate cilat, 3 pa gare, me vlere 120 milion leke ose 96 mije euro.
0. SADRI ABAZI
Nepermjet shoqerise ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUSTION shpk, ka perfituar 82 tendera, me vlere 44,3 miliard leke ose 35,5 milion euro. Nga te cilat, 15 pa gare, me vlere 2 miliard leke ose 1,6 milion euro.
0. XHEMAL QEFALIA
Nepermjet shoqerise DAJTI PARK 2007 shpk, ka perfituar 106 tendera, me vlere 10,8 miliard leke ose 8,7 milion euro. Nga te cilat, 25 pa gare, me vlere 2 miliard leke ose 1,6 milion euro.
0. PJERIN NDREU
Nepermjet shoqerise NDREU SECURITY SERVICE shpk, ka perfituar 92, me vlere 11,3 miliard leke ose 9,1 milion euro. Nga te cilat, 56 pa gare, me vlere 2,2 miliard leke ose 1,8 milion euro.
PERFUNDIM: 4 Deputetet e Partise Socialiste, nepermjet 5 shoqerive, kane perfituar 428 tendera pra 19% te tenderave te perfituara nga oligarket, me vlere 111 miliard leke ose 89,2 milion euro pra 32% e vleres se perfituar nga oligarket. Nga te cilat, 99 pa gare pra 15,3% e tenderave pa gare te perfituara nga oligarket, me vlere 6,3 miliard leke ose 5 milion euro pra 23% e vleres pa gare te perfituar nga oligarket.  /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga