Connect with Us

Agron Tufa sfidon Spartak Brahon/ I zbulon dokumentin e dhënies së dënimit me vdekje

Aktualitet

Agron Tufa sfidon Spartak Brahon/ I zbulon dokumentin e dhënies së dënimit me vdekje

Publikuar

-

Në vijim të debatit të nisur ditë më parë, Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), ka zbuluar një dokument, sipas të cilit del se deputeti në funksion, Spartak Braho, ka dhënë dënime me vdekje.

Bëhet fjalë për kohën e sistemit komunist në Shqipëri, kur Spartak Braho shërbente si Kryetar i Kolegjit Ushtarak.

Postimi i plotë i Tufës në rrjetet sociale shoqëruar me dokumentin:

Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash, ka dhene dhe denime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhene deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje. Referenca dhe pasqyra e llogarise eshte Komiteti i Partisë së rrethit, ndersa per te denuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stervitej per te vrare kuadrot e ushtrise. Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:

  1. a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem;
  2. b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

OBSH: Pandemia në fazë kritike, trajektorja po rritet

Publikuar

-

Nga

OBSH: Pandemia është në fazë kritike

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fillim të vitit, situata globale është duke u përkeqësuar në javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja e saj po rritet. Është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2.9 milionë njerëz prejse është shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019.

Mbi 136 milionë vetë janë infektuar në total.

Në nivel global, “kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar është regjistruar “numri i katërt më i lartë i rasteve në një javë të vetme”, tha ai.

Rritja e rasteve vjen me gjithë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave në shumë vende të botës.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Digjen në shtëpi dy të rinj shqiptarë

LEXO EDHE:  Dokumenti/Aranit Çela kërkonte të punësohej në administratën e fashizmit

Deri më tash, rreth 780 milionë vaksina janë administruar globalisht, por autoritetet shëndetësore thonë se duhet të vazhdojë veshja e maskave, si dhe ruajtja e distancës fizike, për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim rihapjen e shoqërive dhe ekonomive, si dhe rifillimin e udhëtimeve dhe të tregtisë”, tha Tedros.

“Por, tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin. Kjo mund të shmanget”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia është larg fundit, por “ka shumë arsye për optimizëm”.

”Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen”, tha Tedros./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhëniet me Turqinë/ Basha: Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimi në BE

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Turqinë.  Sipas tij, Turqia është një aleat, por rruga e vetme për Shqipërinë është ajo drejt Bashkimit Evropian.

Ai shton, se qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok me këtë shtet.

 “Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë.

Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok.   Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne kemi një drejtim, anëtarësimi në BE”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Publikuar

-

Nga

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Për analistin Plator Nesturi, partitë politike në këto zgjedhje po i shmangen ballafaqimeve me njëra-tjetrën.

I ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Nesturi e konsideroi “zgjedhje të zgjuar” qasjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u fokusuar vetëm te programi dhe “retorika e qetë”. Kjo sipas tij i lejon që të ketë kontakte “më të qeta me elektoratin”.

Megjithatë në tërësi, Nesturi tha se është e vështirë të kuptohet “impakti i kësaj qasjeje te elektorati”. Duke analizuar në përgjithësi, Nesturi tha se në këto zgjedhje të dyja palët politike i duken si “ushtri ku secila shkon në luftë, por asnjëra nuk e takon njëra-tjetrën për betejë”.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Digjen në shtëpi dy të rinj shqiptarë

LEXO EDHE:  Dokumenti/Aranit Çela kërkonte të punësohej në administratën e fashizmit

Nesturi tha se shoqërisë dhe mediave i mungon një grup ekspertësh me besueshmëri te publiku për t’i nxitur ballafaqimin palëve, për t’u kërkuar bilancin e punëve, apo premtimeve dhe se sa të realizueshme janë ato./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE