Kryesore Show Biz
Video/Publikohet kënga e shumëpritur e këngëtares shqiptare në bashkëpunim me Snoop Dogg

Disa ditë më parë u shkrua se këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, do të publikonte hitin më të ri të verës në bashkëpunim me reperin më të njohur të të gjitha kohërave.
Dhe më në fund doli! Kënga e publikuar titullohet “Sirens” dhe vjen në bashkëpunim me Snoop Dogg dhe KAAN.
Eleni këndon vetëm pjesën e referit, e cila është një rikthim i hitit të vitit 1994, “Sweet Dreams” nga Eurythmics. Gjithashtu edhe muzika është një remiks e muzikës së asaj kënge.
Klipi është xhiruar në Los Anxheles dhe Athinë, ndërsa koreografia u krijua nga Eddy Morales, koreograf i Mariah Carey, Justin Timberlake dhe Janet Jackson dhe kërcimtarë profesionistë amerikanë që kanë punuar me Justin Timberlake, Gwen Stefani dhe Chris Brown.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania