LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Risi në politikën shqiptare/ Njihuni me modelin e ri të PD-së

6 Prill 2019, 14:22, Aktualitet CNA
Risi në politikën shqiptare/ Njihuni me modelin e ri të

Partia Demokratike në një njoftim të shpërndarë për mediat ka bërë me dije risinë që do të zhvillojë kjo parti brenda saj.

Sipas PD-së, për votimin e kandidatëve nga antarësia do të ketë përdorë modelin konservator britanik ku kandidati do të kalojë nëpër tre faza.

Për hartimin e këtij modeli prej dy ditës ndodhen në Tiranë dy përfaqësues të Partisë Konservatore Britanike.

Në njoftim thuhet se ky lloj modeli do të jetë një risi për në teresi për politikën shqiptare dhe do të shërbejë si vetting për kandidatët brenda PD-së.

Njoftimi i plotë:

Risia e Partisë Demokratike, procesi për votimin e kandidatëve nga anëtarësia, sipas modelit konservator britanik do të kalojë në 3 faza.

Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia. Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës. Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, PD ka përgatitur mënyrën e seleksionimit të kandidatëve të saj, që do të bazohet në tre faza kyçe:

Përfshija e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve është risi jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare. Deri më sot, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë.

Me modelin e saj të ri, Partia Demokratike reflekton kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ta lidhur direkt kandidatin me zgjedhësin.

Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një veting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga